Një automjet tip “Benz” është përfshirë nga flakët mëngjesin e sotëm në aksin Jorgucat-Muzinë. Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende. Rruga vijon të jetë e bllokuar ndërsa kanë mbërritur edhe punonjës policie dhe shërbimi zjarrfikës. Fatmirësisht nuk ka të lënduar në ndjerëz. Dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë një shkëndijë elektrike, sidoqoftë prtitet që ngjarja të hetohet. Në automjet udhëtonte babai me vajzën. Argjirolajm.net sjell pamje ekskluzive.
Policia e Gjirokastrës ka dhënë një informacion paraprak për zjarrin që përfshiu një automjet mëngjesin e sotëm në Muzinë, i raportuar më herët edhe nga Argjirolajm.net
Njoftimi
Sot rreth orës 09:30, në aksin rrugor Qafë Muzinë – Jorgucat, ka marrë flakë, në ecje e sipër, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin G. Z., 55 vjeç, banues në Sarandë. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë për shkak të një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz, vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.