Ka mbërritur sonte në Gjirokastër aktori i famshëm francez Zherar Depardjë. Ai do të jetë në qytetin e gurtë në kuadër të xhirimeve për një film. Bashkë me aktorin është edhe një regjisor nga Kosova. Prite që nesër Depardjë të marrë celësin e qytetit nga kryebashkiaku Flamur Golemi.
Aktori shoqërohet në këtë vizitë edhe nga ish-ministrja e Kulturës dhe deputetja e Gjirokastrës, Mirela Kumbaro. Aktualisht në Gjirokastër është duke u mbajtur festivali teatror “Kadri Roshi”.
Depardjë është një aktor me famë botërore. Në vitin 2013 vendimi i tij për të lënë nënshtetësinë franceze për shkak të taksave të larta ngjalli debat të madh. Vladimir Putin i ofroi atij nënshtetëinë ruse, vendim që u prit me habi në Francë.
Aktori i njohur u largua nga vendi i tij për t’ju shmangur rritjes së taksave për të pasurit që bëri presidenti i asaj kohe François Hollande.
©argjiroja.net