Vangjel Tavo e ka humbur qetësinë sepse nuk e pret më askush nëpër takime dhe më shumë se kurrë rrezikon humbjen kësaj radhe. Sot denoncon presionin që sipas tij iu bëhet njerëzve që punojnë në administratën publike. Nëse dicka të tillë do ta artikulonte si shqetësim një forcë e re politike apo një figurë e re, do të ndaleshim një moment dhe ta merrnim seriozisht. Por kur vjen nga Vangjel Tavo, është më shumë se për të qeshur. Kandidati i LSI-së nuk e ka moralin të flasë për këtë gjë sepse ka bërë pikërisht të njëjtën gjë në kohën kur ishte në pushtet. Madje ka thyer edhe rekorde të tjera me njerëzit e vet. Ju kujtohet Krenar Kulla, sot kryetari i LSI-së, që shkarkimet e njerëzve gjatë kohës kur ishte drejtor spitali i bënte me letër me vrimë. Skandali është denoncuar në emisionin “Fiks Fare”. Nuk është lajm të thuash që administrata është nën trysni sa herë ka zgjedhje, por kur flet Vangjel Tavo, kjo është hipokrizi.
Reagimi i tij i plotë dhe video e denoncimit ne Fiks Fare
Vazhdojnë mesazhet nga punonjës të administratës që detyrohen me dhunë të marrin pjesë në takimet elektorale të “Rilindjes.’Ja ku e keni edhe me emër, njërin prej atyre që u bën presion administratës. Më 26 prill ky edhe shumë të tjerë si ky do mbajnë përgjegjësi ligjore. Këto mesazhe u janë cuar ambasadës së SHBA, Britanisë së Madhe, Gjermane, Holandeze, Franceze, etj si edhe zyrës së OSBE/ODIHR. Tani kam dy fjalë për këta lolot që ushtrojnë dhunë ndaj punonjësve. Më 26 prill “rilindjen” do e keni maleve e fushave në arrati se do jetë e kapitulluar, e bashkë me sektin tuaj do ikni edhe ju për shkeljet e rënda që keni bërë dhe do përballeni me drejtësinë edhe nëpër male e fusha, apo magazine salce kosi të jeni fshehur. Çdo mesazh që na vjen nga punonjësit është i regjistruar dhe do cohet në prokurori ndaj mos guxoni të dhunoni më administratën. Lërini njerëzit të vine a të mos vine sipas dëshirës pas orarit të punës por jo me detyrim, me dhunë dhe kërcënime. Të nderuar punonjës së administratës publike. Unë ju kuptoj fare mire situatën e rëndë ku ndodheni dhe i njoh dhëmbë e dhëmballë këta lotot që shtiren si të forte ndaj jush që punoni për të ushqyer familjen. Më lejoni t’ju siguroj që nuk kanë për të hequr as edhe njërin prej jush, se do jenë ata që do ikin nga puna më 26 prill, e askush prej jush. As edhe njëri prej jush. Rezistoni, mos kini frikë e asnjë ndrojtje, sepse këta o motra e vëllezër janë jo vetëm lolo e shtiren si kaposha pa pendë por mbi të gjitha janë të mbaruar e të ikur. Ndaj forca, t’i shporrim pas 10 ditësh e të mos ia shohim më bojën mavi. Socialistë të ndershëm, sot është dita e solidaritetit njerëzor dhe nevoja për bashkimin e të gjitha bindjeve dhe idealeve të banorëve të qarkut tonë, kundër këtyre të pafytyrëve dhe pa burrëri e fisnikëri që dhunojnë, shantazhojnë dhe kërcënojnë motrat, nënat, dhe miqtë e shokët tanë nevojtarë që ushqejnë familjen me punën e tyre. T’i shporrim njëherë e përgjithmonë.