• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mbani frymën, ja shifra marramendëse që fiton Ronaldo nga postimet në Instagram

25/07/2019
Mbani frymën, ja shifra marramendëse që fiton Ronaldo nga postimet në Instagram

Në ditët e sotme, interneti nuk është më vetëm një instrument i nevojshëm për komunikimin apo për shpërndarje të dhënash. Sot, për shumë figura të njohura, interneti do të thotë edhe parà, fitime… Uebsajti “Hopper HQ” ka stiluar ditën e djeshme një listë me personazhe publike me potencialin më të lartë të fitimeve në bazë të postimeve të tyre.

Dhe mes fytyrave të njohura, vetëm dy ndër dhjetë të parëve nuk janë futbollistë. Bëhet fjalë për basketbollistin LeBron Xhejms, i cili pozicionohet në vendin e pestë me 243 mijë e 902 euro për postim, ndërsa tjetri është Virat Kohli, kapiteni i Kombëtares së Indisë në kriket, i cili pozicionohet i nënti me 175 mijë e 753 euro për postim.

Por cilët janë futbollistët që tërheqin më shumë vëmendje? Dhjetëshen e parë të renditjes e mbyll uruguaiani i Barcelonës, Luis Suarez, me sulmuesin që fiton deri në 164 mijë e 992 euro për postim.

IBRA – Po kush do të ketë guximin t’i shpjegojë Zlatan Ibrahimoviçit se në këtë stilim shifrash nuk është i pari? E çuditshme, duke qenë se edhe nëpërmjet postimeve, sulmuesi i Los Anxheles Galaksi përbën gjithmonë lajm dhe tërheq vëmendjen, ndonëse në “Instagram” për momentin është disi mbrapa në renditje, duke qenë se një postim i sjell 179 mijë e 340 euro fitime.

BEJL – Ndoshta, Garet Bejl vërtet është në luftë me trajnerin Zidan, por uellsiani di sesi të ngushëllohet, duke qenë se është shumë i ndjekur në rrjetet sociale dhe nga një postim që bën arrin të fitojë 195.480 euro, duke merituar pozicionin e tetë.

RONALDINJO – Edhe pse jashtë fushave të lojës prej shumë kohësh tashmë, Ronaldinjo vazhdon të jetë i pranishëm në zemrat e tifozëve. Prandaj, nuk është aspak absurde ta gjesh brazilianin brenda dhjetëshes së parë, teksa një postim i tiji i sjell 229 mijë e 555 euro.

BEKHAM – Për të qenë në “majë”, nuk ka nevojë që të luash futboll dhe ashtu si për Ronaldinjon, i njëjti argument vlen edhe për Devid Bekhamin. Anglezi ka varur këpucët në gozhdë prej kohësh, por ndërkohë ka ndërtuar klubin e tij në Majemi dhe pret shpejt që të inaugurojë edhe stadiumin privat. Në të njëjtën kohë, Bekham mbetet një ikonë e modës dhe nga i gjithë marketingu që e rrethon i dhuron vetes 320 mijë e 121 euro për çdo postim.

MESI – Çdo vit në fushë lufton për të qenë i pari, por për sa i përket kësaj renditjeje, “Pleshti” i Barcelonës është vetëm i pesti. Lionel Mesi, pavarësisht 126 milionë ndjekësve të tij, nuk është shumë aktiv në “Instagram”, por nuk ka problem, pasi një postim i garanton atij më shumë se gjysmë milioni euro (581.061 euro).

NEJMAR – Shkalla e dytë e podiumit i takon Nejmarit. Numri 10 i PSG-së i garanton vetes 647 mijë e 417 euro nga një postim, edhe pse për momentin ai ka hyrë papritur në një kolaps me karrierën e tij, duke parë se nuk është më i lumtur në Paris dhe kërkon të largohet.

CR7 – Po kush është “Mbreti” i rrjeteve sociale? Kush mund të ishte tjetër… Kristiano Ronaldo është thjesht i pakapshëm kundrejt konkurrencës dhe numëron 176 milionë ndjekës në “Instagram”, aq sa një postim i sjell çmendurinë e 874 mijë e 361 eurove.

Juventini i përdor rrjetet sociale jo vetëm për të postuar momente speciale nga karriera apo jeta private, por shpesh i përdor edhe për të sponsorizuar produkte të ndryshme, të kompanive që e kanë si imazh portugezin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Ndeshja me Serbinë, FSHF i bën biletat me short
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, FSHF i bën biletat me short

12/05/2025
Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao
Lajme

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

10/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025
Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë
Kryesore

Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

30/04/2025
Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës
Kryesore

Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

22/04/2025
FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar
Kryesore

FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

20/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Lista e hapur në Gjirokastër, PS fut në Kuvend Tërmet Peçin dhe Anila Dhimitrin

13/05/2025

PD-ja buzëqesh vetëm në Lazarat, merr 87,7% të votave, PS “turpërohet” me 146 vota

13/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al