• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Mbaja me lekë burrin dhe mamanë e tij”/ Nusja akuzon ish-vjehrrën se e detyronte të shiste trupin. Nëna e të resë: I thoshte puno ti që…

14/06/2021
“Mbaja me lekë burrin dhe mamanë e tij”/ Nusja akuzon ish-vjehrrën se e detyronte të shiste trupin. Nëna e të resë: I thoshte puno ti që…

Një nuse akuzon ish- vjehrrën e saj se e detyronte të prostituonte. Kjo është historia e të resë Xheja Dunga, e cila ka shprehur shqetësimin e saj për dy probleme, të parin me nënën e saj dhe tjetrin me ish-burrin me të cilin ka qenë e martuar në vitin 2010, rreth moshës 16-17 vjeçare. Në rubrikën “Shihemi në gjyq”, ajo ka treguar se në vitin 2012 lindi një vajzë, por martesa pati probleme, pasi nuk jetonin në shtëpinë e tyre, por tek të afërmit e burrit derisa u ndanë.

Nëna Elvira e ka mbështetur vajzën sepse e dinte që martesa e saj nuk funksiononte, kishte dhunë, ishte tradhtuar, Xheja kishte tentuar vetëvrasje derisa i mori një shtëpi me qira për të jetuar dhe i pagoi shpenzimet.

Në atë shtëpi të vogël, Elvira pretendon se vjehrra e Xhejes merrte shpesh në shtëpinë që paguante për të bijën, meshkuj me të cilët kryente marrëdhënie seksuale në këmbim të parave.

Më pas, ai largohet për në Itali dhe Xheja kthehet në shtëpinë e vjehrrës në vitin 2015, vit në të cilin filloi të ushtronte prostitucionin. Me paratë që merrte, ajo mbulonte shpenzimet e veta, të vjehrrës, fëmijës dhe gjithashtu i dërgonte para bashkëshortit, pasi ishte ky i fundit që e kishte detyruar të bëhej prostitutë.

Eni Çobani: Tani po i drejtohem zonjës Xheje, që është një temë shumë e nxehtë, shumë e rëndë sepse vajza të moshës së saj bien viktima, gënjehen, sigurisht përmes shumave të parave.

Elvira: Unë nuk kam ditur asnjë farë gjëje, zonja Eni.

Eni Çobani: Xheje, si u fute në këtë rrugë ti? Se kjo është një rrugë që besoj se njeriu nuk e zgjedh me dëshirë, e ke zgjedhur me dëshirë këtë rrugë?

Xheje Dunga: Jo me dëshirë nuk e zgjodha sepse ai më tha “merr, vazhdo, puno”.

Elvira: E rrihte, zonja Eni për të bërë atë punë, e rrihte.

Eni Çobani: Si, ai ishte në dijeni?

Xheje Dunga: E dinte dhe i jepja edhe lekë.

Eni Çobani: Si, ai merrte lekët e tua?

Xheje Dunga: Po, po, i kam dhënë edhe lekë për rrugën që ka ikur në Itali.

Eni Çobani: Babai i vajzës që ka bërë me ty?

Xheje Dunga: Po, po, edhe nënës së tij i kam paguar qiranë, e kam ushqyer se ai iku.

Eni Çobani: Pra, ti punoje, prostituoje trupin tënd, më fal që të drejtohem kështu, por duhet t’i themi gjërat. Elvira, kërkoj ndjesë përpara teje, ti je nëna e kësaj vajze, është shumë e rëndë. Pra, vajza jote prostituonte dhe mbante burrin që e tradhtonte dhe vjehrrën që bënte po këtë punë.

Elvira: Po, i thoshte “puno ti të mbash fëmijën” se ai nuk ishte për këtë punë, për të mbajtur fëmijën. /tvklan.al

Related Posts

Hotelet në Sarandë e Ksamil “bëhen pishman”, nis ulja e çmimeve dhe fushatat në rrjetet sociale
Kryesore

Sarandë, familjarët kërkojnë trupin e pajetë të 65-vjeçarit: Dua ta varros, t’i bëj adetet e fundit. Institucionet ia pasojnë përgjegjësinë njëri-tjetrit

18/07/2025
Kryesore

Gjirokastër, djali denoncon në polici: Më ka humbur babai!

18/07/2025
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Ndërtoi pa leje në tokën e një gruaje në Gjirokastër, shpallet në kërkim 65-vjeçari

18/07/2025
Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve
Kryesore

Lapaj thirrje Shabanit: Reflekto dhe mbaj premtimin e dhënë para zgjedhjeve

18/07/2025
Kryesore

Qeveria e re, Rama paralajmëron një Ministër Shteti për Inteligjencën Artificiale

18/07/2025
200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit
Blog

200 euro për dy shtretër dhe një çadër? Pothuaj secili turist do t’u tregojë gishtin e mesit

18/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

Sanksionet e BE ndaj Rusisë, Medvedev: Ekonomia jonë do rezistojë, do intensifikojmë sulmet ndaj Ukrainës

18/07/2025
Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

Sa pak mjafton sot për të zbuluar gjithçka për dy të panjohur!

18/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al