• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Matura Shtetërore, AKP: Lëndët që ju penalizojnë po i kombinuat keq

18/03/2017
Matura Shtetërore, AKP: Lëndët që ju penalizojnë po i kombinuat keq

Agjencia Kombëtare e Provimeve ka publikuar lëndët konfliktuale, të cilat nuk mund të zgjidhen njëkohësisht nga maturantët gjatë plotësimit të Formularit A1.

“Gazeta Shqiptare” zbardh tabelën e plotë ku mund të gjeni të gjitha kombinimet e gabuara, të cilat mund t’ju penalizojnë në rast përzgjedhjeje. Për shembull, një maturant nuk mund të zgjedhë njëkohësisht Kiminë bërthamë dhe Kiminë e thelluar, ndonëse numri i krediteve të këtyre dy lëndëve është mbi 8. Me të njëjtën logjikë, tabela ju orienton për kombinimet që nuk lejohen për provimet me zgjedhje të Maturës Shtetërore 2017. Ndërkaq, nëse i referohemi rregullores së miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, atëherë gjatë përzgjedhjes maturantët duhet të mbajnë parasysh se nuk mund të zgjedhin më shumë se dy lëndë, ndërkohë që numri i krediteve të këtyre dy lëndëve nuk duhet të jetë më i vogël se 8. Testi për secilin nga provimet me zgjedhje përmban 20 pyetje, nga të cilat 10 pyetje janë me përgjigje alternative, që vlerësohen me 1 pikë secila (10 pikë gjithsej), dhe 10 pyetje me zhvillim, që vlerësohen me 3 pikë secila (30 pikë gjithsej). Kjo do të thotë se, pikët maksimale që mund të merren nga provimet me zgjedhje janë 40.

Formulari

Tashmë AKP-ja ka publikuar Formularët A1 dhe A1Z, përmes të cilëve maturantët mund të zgjedhin lëndët që do të japin si provime me zgjedhje. Gjithashtu, janë publikuar edhe udhëzuesit përkatës, të cilët orientojnë të gjithë nxënësit rreth mënyrës që duhet të ndjekin për plotësimin e tyre. Sikurse është bërë e ditur edhe më herët, aplikimi për provimet e Maturës Shtetërore me Formularët A1/A1Z do të fillojë në portalin qeveritar “e-albania” dhe do të përfundojë në portalin e Maturës Shtetërore online. Duke filluar nga data 15 mars, maturantët mund të kryejnë fazën e parë të aplikimit, ndërsa afati i fundit është data 30 mars. Më pas, nis faza e dytë në portalin “Matura Shtetërore 2017”, që do të kryhet në periudhën 25 mars-10 prill 2017, sipas kalendarit të publikuar nga AKP-ja. Formulari A1 plotësohet online vetëm nga maturantët e vitit shkollor 2016-2017, në shkollën ku maturanti vazhdon mësimin, ndërsa procesi i plotësimit ndiqet nga një person i ngarkuar nga drejtoria e shkollës, që quhet “mbikëqyrës”.

Ndërkaq, të drejtën për të plotësuar Formularin A1Z e kanë: Kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme para vitit 2017 dhe që kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore; kandidatët që kanë kryer arsimin e mesëm jashtë vendit dhe, pasi kanë bërë njehsimin e diplomës në komisionin përkatës të MAS-it, rezulton se kanë detyrim për të dhënë një ose disa provime të Maturës Shtetërore; si dhe kandidatët që kanë përfunduar shkollën e mesme në Shqipëri ose jashtë vendit, që nuk kanë detyrim për të dhënë provime në MSH 2017, por që duan të vazhdojnë studimet në Institucionet e Arsimit të Lartë.

Plotësimi online i Formularit A1Z, për kandidatët bëhet në shkollat ku kanë kryer arsimin e mesëm të lartë ose në shkollën e përcaktuar nga Komisioni i Maturës Shtetërore e vendbanimit, nëse shkolla e mesme që kanë përfunduar është mbyllur. Kandidatët për të plotësuar Formularin A1Z, duhet të paraqesin te mbikëqyrësi një vërtetim të lëshuar nga shkolla ku kanë dhënë provimet. Vërtetimi, veç gjeneraliteteve duhet të ketë edhe këto të dhëna: Provimet e detyruara dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati, si dhe provimet me zgjedhje dhe vlerësimet e shkallëzuara të secilit provim, nëse ato rezultojnë të fituara nga kandidati. Edhe për plotësimin e Formularit A1Z, AKP-ja ka publikuar kalendarin, sipas të cilit, aplikimi fillon në datën 6 prill dhe përfundon në datën 10 prill.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al