• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mashtrimi me blerjen e makinave online, humbën deri në 25 mijë euro

06/03/2017
Mashtrimi me blerjen e makinave online, humbën deri në 25 mijë euro

Policia e Tiranes ka përcjellë një shkrim në faqen e saj zyrtare online ku tregon si funksionon mashtrimi i blerjeve të makinave online. Aty thuhet se qytetarët kanë denoncuar humbjen e shumave të parave deri në 25 mijë euro

Kujdes kur blini makina online: “Ja procedurat e mashtrimet gjatë blerjes”

Blerjet e makinave online janë kthyer tashmë në një biznes të personave që veprojnë për përfitimin e të ardhurave me anë të mashtimit, nga ku mësohet se  shuma më e madhe e përfitimit ka arritur deri në 25 mijë euro.

Disa qytetarë shqiptarë  kanë denoncuar në Drejtorinë Vendore të Policisë së Tiranës, pasi janë mashtruar nga shitësit onlinë dhe kanë humbur paratë e tyre pa marrë makinën që kanë dashur për ta blerë.

Qyetarët për blerjet e makinave onlinë klikojnë në portalet www.mobile.de, www.autoscout24.it  www.autoscout.de , www.annunci.it e tj .

Këto portale janë ngritur pikërisht për këtë funksion, për të shitur automjete dhe nuk ka asgjë të dyshimtë në qëllimin e tyre, shqetësimi qëndron në faktin se këto portale përdoren edhe nga keqbërës të ndryshëm për të vendosur lajmërime shitjesh të automjeteve por në disa raste kjo mënyrë ka rezultuar mashtruese duke bërë që të bien pre shumë qytetarë.

Mekanizmi  i mashtrimit “Modus Operanti”

Mekanizmi është i thjeshtë, fillimisht qytetari zgjedh makinën nga këto portale dhe më pas komunikon me anë të emailit duke kërkuar informacion shtesë rreth makinës.

Personat që kthejnë përgjigje shkruajnë në mënyrë serioze, ata japin informacion të detajuar dhe më pas ofrojnë dhe kontrata transporti, si dhe sigurim të plotë deri në dorëzimin e mjetit në Tiranë,.

Në fakt asgjë nuk është e vërtetë, kompantitë e transportit dhe agjensitë e sigurimeve ekzistojnë  si kompani por nuk janë të përfshira në këto transaksione. Këta emra kompanish dërgohen qëllimisht për t’u bërë më të besueshme.
Personi mashtrues, i cili ka nxjerrë lajmërimin për shitjen e mjetit përdor adresa emaili dhe hiqet  fillimisht si shitës, njëherë  si punonjës i kompanisë së transportit,  dhe njëherë tjetër si punonjës i kompanisë së sigurimeve.

Ajo që bie në sy është që lajmërimet për shitje makinash në dukje të parë të japin përshtypjen e një lajmërimi të rremë, pasi  automjetet që publikohen  janë 40 ose 60% më të lira se tregu i zakonshëm.

Po ashtu këta lloj shitësish bëjnë oferta nëpërmjet komunikimit ku premtojnë një zbritje rreth 50% të vlerës reale për të futur në kuth blerësin.

Policia e Tiranës i këshillon qytetarët  të tregohen të kujdesshëm gjatë blerjve online duke mos transferuar paratë pa u siguruar si dhe të merren kontakt me specialistët përkatës në rast se keni rënë pre e mashtrimit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025
Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon
Argjiro +

Sipas mjekëve ai nuk do të ecte më kurrë, por tani ai fluturon

25/12/2024

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

Nga Saranda, deputeti i parlamentit italian: Procesi i votimit, i qetë dhe pozitiv!

11/05/2025
Zëdhënësja e Bashës e krahason Sali Berishën me Hamasin

Berisha: Mirënjohje për komisionerët tanë, evidentuan çdo shkelës të ligjit

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al