Inspektorati Shtetëror Shëndetësor në 24 orët e fundit ka kryer 1722 inspektime tek bizneset dhe institucionet shtetërore. Është pezulluar 1 aktivitet, fasoneri dhe janë vendosur 6 masa administrative me gjobë për subjekte të cilat janë gjetur në shkelje.
Janë vendosur 2 gjoba në bar/kafe, 1 masë administrative në market, në institucion financiar dhe në institucion Publik. Subjekte të cilët janë kapur në shkelje të protokolleve të sigurisë të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë për mbrojtjen nga COVID-19.
“Mbi 78 mijë subjekte janë kontrolluar dhe monitoruar në të gjithë vendin gjatë periudhës së epidemisë. ISHSH vijon punën çdo ditë në terren për të siguruar zbatimin e udhëzimeve të protokolleve të miratuara nga Ministria e Shëndetësisë me zero tolerancë ndaj çdo subjekti apo institucioni publik.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale kërkon nga qytetarët zbatimin e masave të distancimit sociale, higjenës personale dhe përdormimin e maskave në vendet e mbyllura të rekomanduara. Gjithashtu ju kërkon institucioneve dhe bizneseve të zbatojnë në mënyrë strikte protokollet e sigurisë.
Nërkohë inspektimet nga inspektorët shëndetësorë do të vijojnë në terren për ndërgjegjësimin e subjekteve për zbatim të protokolleve të sigurisë në bare, restorante, subjekte tregtare, institucione publike etj me qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit COVID19 dhe ruajtjen e shëndetit”, – thotë ISHSH.