Zemërthyesi i muzikës latine Maluma Baby mbrëmjen e 14 marsit ndezi Tiranën me koncertin e tij prej 120 minutash. Sheshi “Nënë Tereza” ishte i mbushur si asnjëherë më parë. Ylli botëror ishte në kuadër të turit të tij “Papi Juancho Tour”. Fotot më poshtë të realizuara nga LSA tregojnë atmosferën elektrizuese në Tiranë. Mes fansave shqiptare të Malumës kishte edhe vajza që i kërkonin atij martesë. ©argjiroja.net