Pamjet e frikshme të 1997, rënia e piramidave, ngjarjet e Lushnjes, Vlorës, djegia e SHIK, hapja e depove etj. Emisioni “Gjurmë Shqiptare” në Top Channel risjell edhe njëherë ngjarjet e rënda të vitit të mbrapshtë që rrënoi shtetin dhe mbolli një krizë të madhe në Shqipëri. Jugu i Shqipërisë ishte pjesa më e madhe ku u përqëndrua rebelimi ndaj regjimit të atëhershëm të Sali Berishës. Po në jug u krijuan edhe bandat më të frikshme kriminale që ka njohur Shqipëria. Ndiqni emisionin e përgatitur nga Mema.