• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Marrëveshja e Detit me Greqinë shkon në Hagë, Ksenofon Krisafi: Së pari duhet të pajtohet Rama me Metën

21/10/2020
Marrëveshja e Detit me Greqinë shkon në Hagë, Ksenofon Krisafi: Së pari duhet të pajtohet Rama me Metën

Deklaratën e përbashkët mes Greqisë dhe Shqipërisë për të çuar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, eksperti i njohur Ksenofon Krisafi e cilëson një “dakordësi e kushtëzuar”.

Profesor i të Drejtës Ndërkombëtare Krisafi, tha se ka besim se çështja do të marrë zgjidhje në këtë gjykatë pasi kemi të bëjmë me një organ ndërkombëtar të pakorruptueshëm, ndërsa theksoi se Shqipëria është në të drejtën e saj, pasi kufijtë janë tashmë të përcaktuar, ndërsa e vetmja çështje në tryezë është zona ekonomike ekskluzive. Ai u shpreh se nëse preket kufiri shtetëror, të dy palët do të kenë pretendime dhe kjo do të sillte precedentë të tjerë.

“Nuk ka barazi palësh. Rruga e negociatave biletarale nuk e dha rezultatin e pritshëm. Në këto kushte mbetet faktori i tretë, Gjykata Ndërkombëtare ose një palë e tretë. Nisur nga fakti se nga kush përbëhet Gjykata e Hagës, nga njerëz të pakorruptueshëm, unë gjykoj se çështja atje duhet të marrë një zgjidhje. Shqipëria është në të drejtën e saj pasi kufijtë e saj i ka të përcaktuara. Mbetet të caktohet vetëm zona ekonomike ekskluzive.

Marrëveshja e vitit 2009 kishte bërë pikërisht këtë gabim duke prekur ujërat e brendshme territoriale. Nëse do preket kufiri shtetëror të dy palët mund të kenë pretendime të shikojnë edhe pjesë të tjera të kufirit duke krijuar precedentë të tjerë. Do duhet të hetohet përvoja e të tjerëve që pala shqiptare të shkojë në Hagë me argumente për të mbrojtur të drejtën e vendit të vet”, – tha Krisafi.

Krisafi theksoi se tashmë kjo çështje është në dorën e presidentit Ilir Meta pasi vetëm ai mund të japë miratimin, ndërsa palët do duhet të nënshkruajnë një marrëveshje për ta dërguar çështjen e detit në Gjykatën Ndërkombëtare.

“Unë atë që tha sot Rama dhe Dendias e marr si një transmetim që vjen nga pala greke për ta çuar në Hagë dhe jo si vendim. Këto janë çështje që kanë të bëjnë me territore. Nuk mundet të kenë ata vendimmarrje për ta çuar në Hagë. Janë një sërë punësh për t’u bërë para. Nuk mundet të vendosë vetëm kryeministri sepse Haga do të bëhet kompetente kur palët të çojnë një marrëveshje. Miratimin për këtë marrëveshje e jep kryetari i shtetit i cili konsultohet me disa hallka para se të shkojë në vendimmarrje.

Gjykata e Hagës nuk është si gjykatat e vendit. Palët duhet të bien dakord dhe të nënshkruajnë një marrëveshje. Nëse gjykata konstaton se ka dhe probleme të tjera, gjykata duhet të abstenojë. Unë jam i bindur që për çështje të tilla presidenti dhe kryeministri bëhen një dhe prevalojnë mbi interesat personale. Shqiptarët janë të interesuar për fatet e kësaj Shqipërie. Ata që janë në krye të shtetit e kanë për detyrë të bien dakord“, – tha Krisafi në ABC News.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të bëhemi gati për betejën finale
Lajme

Berisha: Rama ka tejkaluar çdo lloj pragu e vije të kuqe. Të bëhemi gati për betejën finale

28/01/2023
Vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë, dëshmia befasuese e autorit: Nuk e mbaj mend
Lajme

Vrau gruan dhe vëllanë me sëpatë, dëshmia befasuese e autorit: Nuk e mbaj mend

28/01/2023
Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do t’ju hedhim në erë nëse nuk e lironi mikun tonë
Lajme

Përshkallëzohen tensionet mes Turqisë dhe Greqisë: Do t’ju hedhim në erë nëse nuk e lironi mikun tonë

27/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe
Blog

Isuf Kalo, emblemë e Labërisë

27/01/2023
Berisha: Pse Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë
Lajme

Berisha: Pse Rama nuk guxon të bëjë regjistrimin e popullsisë

27/01/2023
Krishtlindje me dëborë dhe reshje shiu, parashikimi i motit
Kryesore

Reshje dëbore në disa zona, ARRSH tregon gjendjen e akseve rrugore

27/01/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

Organizoi protestën në Londër, shqiptari vihet nën hetim për marrjen e shtetësisë britanike

28/01/2023
Priten “fijet” në Memaliaj, policia heq kamerat që nuk dihej kush i kontrollonte

Priten “fijet” në Memaliaj, policia heq kamerat që nuk dihej kush i kontrollonte

28/01/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al