Edi Manushi, ose sic i flasin te gjithe Mano, moderatori i emisioneve televizive, ka rrëfyer per marredhenien e tij me kryeministrin Edi Rama.
Ai ka treguar se ka punuar me Ramën, por që bashkëpunimi me të ka përfunduar për shkak se kryeministri ka qenë tejet kërkues.
“Të punoje me Edi Ramën ishte e frikshme. Atëherë sa kishin dalë celularët dhe ishte i frikshëm me mesazhe. Shkruante në 3 të natës, një lloj ritmi që nuk përshtatet me mënyrën time të jetesës. Unë i ktheja përgjigje në mëngjes. Aty më tha rrugët tona nuk bashkohen dhe nuk punuam më bashkë”, u shpreh Manushi.
Ndërkohë që për mendimin e tij për Edi Ramën kryeministër, moderatori Manushi ka thënë se ai ka krijuar një imazh kulti te vartësit e tij.