• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mandati i tretë, Rama nis lëvizjet e para të drejtorëve (Emrat)

09/06/2021

Kryeministri ka firmosur largimet e para të drejtorëve të mëdhenj të administratës shtetërore, duke nisur një ripërtëritje të saj në nisje të mandatit të tretë qeverisës. Lëvizjet e para të këtij mandati do të ishin drejtorët e mëdhenj në nivel qendror, rajonal dhe bashkiak. Ish-zv.ministri i Infrastrukturës, Hantin Bonati, është emëruar në krye të Albcontrol, duke zëvendësuar Mina Kustën. Vetëm pak ditë më parë Bonati u lirua nga detyra me një vendim qeverie si zv.ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë.

Bonati e mbante detyrën si zv.ministër i MIE që nga tetori i vitit 2017. Ndërsa Ergys Verdho është shkarkuar si kreu i ARRSH-së dhe është emëruar drejtor i KESH-it. Verdho zëvendësoi Benet Becin, i cili u zgjodh deputet i qarkut të Shkodrës. Në krye të Autoritetit Rrugor Shqiptar është emëruar Evis Berberi. Pritet që lëvizjet të vijojnë duke kulmuar në fund të verës me kompozimin e qeverisë së re të maxhorancës në mandatin e tretë të saj. Pjesë e administratës së re, përveç lëvizjeve qarkulluese si këto të fundit, pritet të jenë dhe të rinj të spikatur jashtë dhe brenda vendit, të cilët kanë aplikuar në platformën “Gati për Shqipërinë”, të hapur nga Kryeministri Rama e me të cilët zhvilloi dhe një seancë dëgjimore online për të spikatur disa prej tyre.

LËVIZJET

Burime nga Partia Socialiste thanë pak ditë më parë se në sitën e luftës antikorrupsion do të kalojnë të gjithë drejtorët dhe procedurat tenderuese që janë zhvilluar në institucionet publike të vendit. Të njëjtat burime thanë për gazetën “Panorama” se reforma në administratën publike do të sjellë njerëz të rinj në krye të institucioneve në nivel qendror, rajonal dhe vendor. Disa lëvizje të detyrueshme pritet të bëhen edhe për shkak të zgjedhjes si deputetë të drejtuesve të enteve të rëndësishme publike, lëvizje do të ketë edhe në drejtori të tjera. Ajet Zyberi zuri vendin e drejtoreshës së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici, e cila u emërua dy javë më parë zv.ministre e Mbrojtjes. Por mësohet se lëvizjet do të prekin dhe tatimet e doganat, por dhe agjenci të rëndësishme shtetërore. Përtëritja e drejtuesve kryesorë të administratës publike pritet të bëhet nga kabineti aktual, ndërsa Kryeministri u shpreh dy ditë më parë se qeveria e re do të duhet të krijohet pas sezonit veror.

Kryetari i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, tha gjatë fjalës së tij në Parlament se do të largohen të gjithë ata punonjës të administratës të korruptuar, të cilët nuk u kanë dhënë shërbime qytetarëve. “Ne e kemi thënë shpeshherë në sallën e Kuvendit se për Partinë Socialiste të Shqipërisë edhe në këtë mandat të ri beteja kryesore është beteja për të çliruar zyrat e shtetit nga individët e korruptuar, të cilët marrin ryshfet në këmbim të një shërbimi publik. Mandati i tretë do t’i japë një goditje shumë herë më të fortë çdo zyrtari të pandreqshëm, i cili nuk e ofron shërbimin publik si duhet”, tha Balla dje në Kuvend.

Ai shtoi se do të rishihen të gjitha procedurat tenderuese që janë zhvilluar në institucionet publike. “Kundërshtari më i madh i Partisë Socialiste edhe në këto zgjedhje nuk ishte as Monika e as Luli, por ata zyrtarë shteti të cilët me pa- përgjegjshmërinë e tyre nuk ua kanë dhënë shërbimet si duhet qytetarëve shqiptarë. Transformimi i plotë i administratës së shtetit në shërbim të plotë dhe transparent ndaj qytetarëve, garantimi që çdo qindarkë publike të investohet me cilësi, është sfida jonë. Ne duhet të rishikojmë të gjitha procedurat e tenderëve publikë në këtë vend, në mënyrë që çdo qindarkë të shkojë tek investimi publik”, tha Balla./panorama

Related Posts

Pa patentë dhe me motor pa targa, arrestohet 18-vjeçari në Këlcyrë
Kryesore

Pengoi lëvizjen e mjeteve në Këlcyrë, nën hetim i riu

12/07/2025
Memaliaj, aksidentohet rëndë i moshuari, në pranga një i ri
Kryesore

Nën hetim i riu nga Memaliaj, ja çfarë i gjeti policia në banesë

11/07/2025
Sherr në ’18 Shtatori’, rrihet me grushte një 33-vjeçar, ndërhyn policia
Kryesore

Dëmtoi objektin e reklamimit në Gjirokastër, ndalohet 50-vjeçari

11/07/2025
Po kthehej nga Belgjika me avion, i riu nga Lazarati kapet në Rinas (VIDEO)
Kryesore

Vodhi supermarketin në Gjirokastër, francezi arrestohet në Rinas

11/07/2025
Rama hap një front të ri “lufte”: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!
Kryesore

Rama hap një front të ri “lufte”: Nga e hëna do të sekuestrohet çdo shishe qumështi pa faturë!

11/07/2025
E pazakontë në Sarandë/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (VIDEO)
Kryesore

E pazakontë në Sarandë/ Zbret nga “Porsche” dhe hidhet në det për t’i shpëtuar policisë (VIDEO)

11/07/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

U kap me 21 kg eksploziv dhe do të kryente atentat, kush është Ervis Cukali që u arrestua në Sarandë

12/07/2025
Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje

Gjykata e SHBA-ve rrëzon marrëveshjen për 11 Shtatorin, organizatori nuk shpëton nga dënimi me vdekje

12/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al