• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Mancini kujton Parma-Inter, kur fitoi titullin me dy gola të Ibrahimovic

04/03/2021
Mancini kujton Parma-Inter, kur fitoi titullin me dy gola të Ibrahimovic

Sonte në Parma, pritet moti i mirë. Ibrahimovic nga Sanremo do të bëjë tifo për D’Aversa, që të mbajë gjallë ëndrrën e Milanit për titull. Ai që më 18 maj 2008, nën një përmbytje epike, i dha Interit “trengjyrëshin” me një dopietë ikonike të Ibrahimovic, ia di mirë rëndësinë kësaj transferte zikaltër. Për shkak se “Tardini”, ku ekipi i Conte do të përpiqet të vendosë një tullë tjetër titulli, është një stadium i veçantë për botën zikaltër, e ekzorcizuar nga një salto e Oba Martins më 2002, pas vitesh pa sukses. Por, “Tardini” është mbi të gjitha stadiumi i Roberto Mancini.
Nëse thua Parma, Roberto Mancinit i kujtohet 18 maji 2008, kur Interi i tij shkeli në “Tardini” dhe fitoi “Scudetto”. I intervistuar nga “Gazzetta dello Sport”, trajneri i kombëtares italiane e kujton atë ndeshje: “Një sfidë speciale, shumë e vështirë. Parma duhej të merrte pikë për të shpëtuar veten, ne duhej të shmangnim parakalimin e Romës, e cila menjëherë kaloi në avantazh në Catania. Situata të kundërta, të cilat e kishin bërë gjithçka më të komplikuar. Mbaj mend një ndeshje shumë të vështirë. Kishim treguar me lojë se e meritonim fitoren, por për ta zhbllokuar ndeshjen na duhej të hynte Zlatan, i cili shënoi dy gola të bukur”. Ibra kishte luajtur ndeshjen e fundit më 29 mars dhe sezoni i tij dukej i mbaruar. Si e valorizoi suedezin në ndeshjen ndaj Parmës? Mancini përgjigjet: “Gjatë javës, kur biseduam, shpjegova se prania e tij ishte thelbësore, edhe nëse vetëm për gjysmëorën e fundit. Dhe në çdo rast, duke e nisur nga stoli, Ibra ishte gati të na ndihmonte. E bëri këtë në mënyrën më të mirë”.
Në golin e dytë ai pati një ngazëllim gati të zemëruar, duke u përballur me tribunën, ku ishte edhe Moratti. Marrëdhëniet me të janë të shkëlqyera, por në ato muaj nuk mungonin fërkimet: “Ishte moment me kaq shumë tensione. Ne kishim humbur tashmë një pikë kundër Sienës, rrezikonim të humbnim një kampionat të dominuar prej kohësh. Ky ngazëllim ishte një shenjë çlirimi”. Shumë persona e shohin Interin si favorit për “Scudetto”: “Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë, edhe ata që e ndjekin duhet të besojnë te titulli. Sidoqoftë, Interi tani është skuadra më e mirë. Dhe ka avantazhin e madh të angazhimit në një front të vetëm, duke mos luajtur dot në kompeticionet e tjera, prej nga është eliminuar tashmë”.

Related Posts

Trajnerët e ekipeve kombëtare përzgjedhin 11-shen më të mirë të javës së 5-të të kampionatit “Abissnet Superiore”
Sport

Vajtje-ardhje dhe dëmtime, te Flamurtari kanë probleme për të zgjidhur

04/02/2026
Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet
Sport

Prezenca në Botëror në rrezik, portieri do të operohet

04/02/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Mbyllja e merkatos së dimrit, Partizani e sheh bilancin 5 me 5

04/02/2026
Partizani zbret sërish në fushë, por ndryshon axhenda për sfidën me pretendentët
Sport

Mbyllja e merkatos së dimrit, Partizani e sheh bilancin 5 me 5

04/02/2026
Vllaznia triumfon në “Klasike”, zhyt Tiranën drejt fundit, fitojnë edhe Elbasani e Dinamo
Sport

Shifrat nuk gënjejnë, Vllaznia është gati për trofe

04/02/2026
Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj
Sport

Elite Youth Development Academy mirëpret Taulant Xhakën dhe Jurgen Gjasulën në një vizitë frymëzuese për talentët e rinj

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar!

Çmontohet banda e “skifterëve” shqiptarë në Spanjë, 4 të arrestuar!

04/02/2026
Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet në spital

Ish-presidenti Alfred Moisiu shtrohet në spital

04/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al