Një aksident ka ndodhur mëngjesin e së enjtes në Vlorë në vendin e quajtur “Albano Romina”. Bëhet e ditur se një automjet tip “Benz” me drejtuese shtetasen K. B, është përplasur me një motomjet me drejtues shtetasin A. M. Për pasojë i lënduar ka mbetur ky i fundit i cili ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Ndërkohë drejtuesja e “Benzit” është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.