Një aksident ndodhi paraditen e së mërkurës në Memaliaj. Mësohet se automjeti i marrë me qira nga një shtetas italian ka dalë nga rruga. Fatmirësisht i plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.
Njoftimi
Rreth orës 10:20, në aksin rrugor Krahës-Memaliaj, në vendin e quajtur “Mogila”, shtetasi italian G. B., 63 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Opel” ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka dalë nga rruga. Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi i automjetit, i cili po merr ndihmën mjekësore në spital. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.