Komisariati i Policisë Himarë njofton se gjatë natës në rrugën pranë një lokali ka marrë flakë automjeti tip Audi në pronësi të 26 vjeçarit J. I.
Dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e shpërthimit të sabratorit të mjetin dhe si pasojë shtetasi J.I është dëmtuar lehtë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes