Një shqiptar ka rënë në prangat e policisë greke për transportimin e 20 kg marijuanë. Makina me të cilën po qarkullonte u ndalua fillimisht në kufirin greko-shqiptar ku nuk i është bindur postobllokut të policisë. Pas ndjekjes ai është ndaluar në Agelokastro, Aitiloakarnania. Gjatë kontrollit të policisë, në automjet u gjetën dhe sekuestruan 20 pako me 20.5 kg marijuanë. Gjithashtu u sekuestruan dhe 3 celularë dhee 200 euro. Në pranga u vu drejtuesi i mjetit, shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur. Më pas u arrestua dhe pronari i mjetit, shtetas grek.