Gjykata e Vlorës ka lëshuar për ekzekutim 8 urdhër arreste në përfundim të hetimeve për tjetërsimin e pronave në bredgdet. Hetimet nisën pas sekuestrimit të dosjeve në zyrën e menaxhimit të pronave dhe aseteve në këshillin e qarkut të Vlorës dhe ASHK. Aktualisht është konfirmuar arrestimi i ish-kreut të Qarkut të Vlorës Anesti Dhimojani dhe Arqile Veizi.
Arrestimi i tyre vjen mbas vënies në pranga të një sërë funksionarësh publik në Vlorë, si ish-kreu i kadastrës, Klodian Troci dhe 2 punonjës të qarkut dhe disa punonjësve të bashkisë së Himarës. Më herët Trocit iu sekuestruan 60 mijë euro dhe një sërë formularësh 6 dhe amtp.