• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Lumi Vjosa Park Kombëtar”, Shqipëria merr statusin e vendit të gjelbërt europian për muajin mars

01/04/2023
“Pamjet magjepsëse të Vjosës në ditën e shpalljes Park Kombëtar”, media austriake kronikë për “Perlën e egër të Europës” (VIDEO)

Ndryshimet klimatike i kanë futur vendet europiane në një lloj të ri rivaliteti pozitiv me njëri-tjetrin. Në garën për të arritur emetimet neto zero dhe për të rigjallëruar ekosistemet e varfëruara, fitorja e çdo kombi është një fitore për të gjithë ne.

Por shembujt më pozitivë në kontinent mund të na ndihmojnë për të frymëzuar dhe vënë në presion politikanët që të ndjekin të njejtin shembull. Sigurisht që nuk është një fushë loje e barabartë, pasi çdo vend ka burimet e veta natyrore unike.

Si dhe kontekstin e tij të veçantë politik dhe ekonomik që mund të ndihmojë ose pengojë veprimet për krizën e klimës. Këtë muaj, ne po festojmë me një vend europian që ka bërë gjënë e duhur për një nga veçoritë e tij më të çmuara natyrore: Shqipërinë, raporton abcnews.al.

Shqipëria mbrojti një nga lumenjtë e egër të Evropës

Më 15 mars, qeveria shqiptare e shpalli lumin Vjosa një park kombëtar, duke e ruajtur atë për brezat që do të vijnë. Vjosa është një nga lumenjtë e fundit të egër të Europës. I shtrirë nga shpatet e maleve të Pindit të Greqisë deri në bregdetin Adriatik të Shqipërisë, ky është i pari ‘park kombëtar i lumit të egër’ në kontinent.

“Ndoshta Shqipëria nuk ka fuqinë për të ndryshuar botën, por mund të krijojë modele të suksesshme të mbrojtjes së biodiversitetit dhe pasurive natyrore”, tha Mirela Kumbaro Furxhi, Ministre e Turizmit dhe Mjedisit.

“Qeveria shqiptare ka marrë vendimin e guximshëm për të krijuar një Park Kombëtar prej 12,727 hektarësh, duke përfshirë edhe Vjosën 190 kilometra të gjatë, ku mbi 60,000 njerëz kanë jetuar prej shekujsh.

Statusi i një parkut të mbrojtur është një mburojë për mbi 1000 specie që jetojnë në lumë dhe zonat përreth tij, nga shkaba e rrallë dhe ngjalat , tek lundërza dhe rrëqebulli i Ballkanit.

Pas vitesh fushate nga koalicioni “Save the Blue Heart of Europe”, asnjë digë, nxjerrja e zhavorrit apo aktivitete të tjera të dëmshme nuk lejohen tani në brigjet e tij.

Fuqia e njerëzve ka qenë gjithashtu një pjesë e madhe e kësaj historie dhe ka treguar anë pozitive.

Çfarë projektesh të tjera për mjedisin ka Shqipëria?

Prodhimi i energjisë në Shqipëri është tashmë 100 për qind i rinovueshëm, por vendi po punon për të diversifikuar burimet e tij pasi mbështetja te uji varet shumë nga klima.

“Ne kemi një strategji afatgjatë dhe një plan veprimi për të rritur kapacitetin e gjenerimit të burimeve të rinovueshme të energjisë duke ndërtuar termocentrale diellorë dhe me erë,” tha Mirela Kumbaro Furxhi.

Shqipëria rishikoi gjithashtu angazhimin e saj të Kontributit Kombëtar të Pikësynuar (NDC) me një ambicie për të reduktuar emetimet e saj tashmë të ulëta të gazeve serrë me 20.9 për qind deri në vitin 2030, raporton abcnews.al.

Vendi kërkon të zhvillojë industrinë e tij të turizmit.

“Shqipëria është një vend i vogël që nuk mund ta ndryshojë botën, por ne mund të krijojmë modele”, tha ministrja.

“Vitin e kaluar kur hyri në fuqi ligji që ndalon prodhimin, importin dhe tregtimin e qeseve plastike njëpërdorimshe, ne ishim të parët në Ballkan që e bëmë këtë.

“Për botën e madhe, këto mund të jenë ndryshime të vogla, por për ne këto janë revolucione të vërteta.”

Qeveria shqiptare është kritikuar gjithashtu për vendosmërinë e saj për të ndërtuar një aeroport të ri, më i madhi ende në vend pranë lagunës Vjosa-Narta, një vend i shenjtë për zogjtë duke përfshirë flamingot dhe pelikanët.

Related Posts

Lapaj propozon dy emra për Kryeministër të qeverisë teknike
Kryesore

Lapaj propozon dy emra për Kryeministër të qeverisë teknike

04/01/2026
Aksident në Bypassin e Fierit, furgoni përplaset me veturën
Kryesore

Aksident në Bypassin e Fierit, furgoni përplaset me veturën

03/01/2026
Adriatik Lapaj thërret nesër protestë: 7 arsye pse Rama duhet të dorëhiqet
Kryesore

Adriatik Lapaj thërret nesër protestë: 7 arsye pse Rama duhet të dorëhiqet

03/01/2026
Fermerët grekë në protestë, bllokohet për rreth 3 orë aksi Kakavijë–Janinë
Kryesore

Fermerët grekë në protestë, bllokohet për rreth 3 orë aksi Kakavijë–Janinë

03/01/2026
Krimi makabër në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur…
Kryesore

Krimi makabër në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur…

03/01/2026
Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor
Kryesore

Moti i keq/ Policia thirrje qytetarëve: Zbatoni rregullat e qarkullimit rrugor

03/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Ylli i Lost, Evangeline Lilly, flet hapur: Kam pësuar dëmtime në tru pas aksidentit

Ylli i Lost, Evangeline Lilly, flet hapur: Kam pësuar dëmtime në tru pas aksidentit

04/01/2026
‘Do iki’/ Stine bën gati valixhen, ja si reaguan banorët

‘Do iki’/ Stine bën gati valixhen, ja si reaguan banorët

04/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al