Kreu i opozitës Lulzim Basha zhvillon sot pasdite një vizitë në Gjirokastër. Takimi është parashikuar të zhvillohet në kinoteatrin e qytetit në orën 16:00.
Pas dështimit me protestat, Basha ka nisur një tur takimesh nëpër Shqipëri për të bindur qytetarët përse opozita ka të drejtë në kërkesat e veta për zgjedhje të parakohshme dhe ‘qeveri tranzitore’. Rreth dy muaj më parë Basha ishte sërish në Gjirokastër për një protestë, por numri i pjesëmarrësve ishte i vogël. Protesta ishte pothuajse e dështuar.
Pikërisht për të evituar numrin e paktë të pjesëmarrësve, takimi i sotëm është lënë të zhvillohet në një sallë të vogël si ajo e kinoteatrit ‘Zihni Sako’. Shqiptarët nuk janë të kënaqur me qeverisjen e Edi Ramës, por nga ana tjetër ata nuk kanë as besim tek opozita. PD-LSI janë në krizë, madje edhe tani pas djegies së mandateve dhe daljes nga sistemi. Mospjesëmarrja në zgjedhjet lokale është një tjetër goditje që këto dy forca pritet të marrin.
©argjiroja.net