Kreu i opozitës, Lulzim Basha, bëri një ndalesë të shkurtër në Gjirokastër mbrëmjen e kaluar teksa po shkonte në Sarandë në kuadër të turit të tij të takimeve “Rrugëtim për Shqipërinë”.
Basha ka pirë kafe në zonën muzeale të qytetit me disa prej drejtuesve të PD-së.
Mësohet se diskutimi është fokusuar tek vijimi i aksionit opozitar. Dasho Aliko i ka bërë Bashës një prezantim të situatës aktuale në Gjirokastër, duke vënë theksin tek largimi i njerëzve dhe institucioneve.
©argjiroja.net