• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luizi thyen një tjetër rekord, ja sa mijëra ndjekës fitoi brenda një jave

13/05/2023
U kthye në fenomenin e BBVIP/ Nga muzika, tek vajzat, mësuesi i Luizit zbulon si ishte këngëtari i vogël

“Big Brother” ka përfunduar, por zhurma dhe dinamikat jashtë shtëpisë vijojnë Akoma. Aktiviteti i banorëve tashmë përkthehet në ndjekës në rrjetet sociale. Si çdo javë, “Top Albania Radio”, ka bërë një renditje me emrat e personazheve që kanë pasur ulje apo ngritje të ndjekësve në “Instagram”.

Në vend të dhjetë për këtë javë renditet ish-opinionistja e këtij edicioni të “Big Brother VIP”, Zhaklina Lekatari. Ajo ka shtuar 2 mijë ndjekës në “Instagram”, duke shkuar në 68.2K ndjekës.

Menjëherë pas saj vjen Arbër Hajdari, i cili ka qenë në kolltukun e opinionistit për të dyja edicionet e “Big Brother VIP”. Ai ka fituar 8 mijë ndjekës këtë javë.

Vendi i tetë shkon për Jori Dellin, një ndër personazhet më simpatike dhe energjike brenda shtëpisë së “BBV”. Ajo ka qenë mjaft aktive pas daljes së saj me video të shumta humoristike të postuara në llogaritë e saj sociale. Jori ka fituar 10 mijë ndjekës më shumë.

Nita Latifi ishte vetëm një hap larg finales së madhe të “Big Brother VIP”, por ende konsiderohej si një prej lojtareve më të forta. Këngëtarja i është futur tashmë punës për krijimin e projekteve të reja muzikore. Këtë javë ajo ka fituar 11 mijë ndjekës.

Olta Gixhari, “luanesha” e këtij edicioni të “Big Brother VIP” fatkeqësisht e la në gjysmë rrugëtimin e saj brenda shtëpisë, por ka qenë ndër banoret më të komentuara. Aktorja ka fituar 18 mijë ndjekës në “Instagram”.

Dea Mishel, një nga katër finalistet e “BBV”, për këtë javë ka shtuar plot 29 mijë ndjekës, duke shkuar kështu në 286 mijë ndjekës në rrjetin e saj social.

Krist Aliaj ishte kokë më kokë me Luizin në finalen e madhe të “BBV”, ku u shpall fitues ky i fundit. Ai ka fituar këtë javë 29800 ndjekës.

Efi Dhedhes, gjithashtu një lojtare mjaft e fortë brenda shtëpisë, ka fituar plot 30 mijë ndjekës këtë javë. Nga 559 mijë, ajo ka shkuar në 589 mijë ndjekës në “Instagram”.

Vendi i dytë për këtë javë shkon për Kiara Titon. Moderatorja ka fituar 34 mijë ndjekës dhe tani ka 709K fansa në “Instagram”.

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe dhe vendi i parë për këtë javë shkon sërish për Luiz Ejllin. Fituesi i “Big Brother VIP” ka thyer rekord duke fituar plot 215 mijë ndjekës më shumë brenda vetëm 1 jave.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Kadastra e Sarandës pasqyra e turpit të PS-së
Lajme

Rama: Kadastra e Sarandës pasqyra e turpit të PS-së

27/05/2023
Rikthehet i madhi Lulzim Basha: Do bëj opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve
Lajme

Rikthehet i madhi Lulzim Basha: Do bëj opozitë të vërtetë në shërbim të njerëzve

27/05/2023
Qeveria greke tjetër reagim për Belerin: Zgjatja e paraburgimit ofendon ndjenjën e drejtësisë së publikut dhe perceptimin europian të shtetit të së drejtë
Lajme

Komisioni Europian për dosjen e Fredi Belerit: Po e ndjekim por s’mund të komentojmë

27/05/2023
VIDEO/ Rama vë në siklet kryetarin e zgjedhur të Sarandës: Sot është hera e parë dhe e fundit që ulesh…
Kryesore

VIDEO/ Rama vë në siklet kryetarin e zgjedhur të Sarandës: Sot është hera e parë dhe e fundit që ulesh…

27/05/2023
Rama bën humor me Romeon e Finiqit: Sa romantik ky emri, do bëni një festival dashurie në bashkinë tuaj
Kryesore

Rama bën humor me Romeon e Finiqit: Sa romantik ky emri, do bëni një festival dashurie në bashkinë tuaj

27/05/2023
Rama: Hipoteka e Vlorës është turpi i PS
Kryesore

Rama: Hipoteka e Vlorës është turpi i PS

27/05/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Rama: Daja im më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

Rama: Daja im më goditi nënën me shpullë për fundin e shkurtër, gjyshi e përzuri nga shtëpia

27/05/2023
Rama: Kadastra e Sarandës pasqyra e turpit të PS-së

Rama: Kadastra e Sarandës pasqyra e turpit të PS-së

27/05/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al