Partizani ka arritur të marrë fitoren e parë në kampionat, duke mundur me rezultatin e ngushtë 1-0 Luftëtarin. Heroi i të kuqve në këtë takim, ka qenë Telushi i cili ka arritur të shënojë një gol mjaft të bukur me kokë, duke i dhënë 3 pikët e para në kampionat pas asaj humbjeje ndaj Kukësit.
Ndryshe nga ndeshja në kryeqytet, Luftëtari ka qenë më i rrezikshëm këtë ndeshje duke provuar disa herë t’i afrohet portës dhe të provojë të gjejë golin megjithatë ka munguar saktësia para portës.
Sakaq, të kuqtë kanë pasur mundësi të shumta për të shënuar por ka qenë portieri Paiteris ai që ka ndalur të kuqtë. Kjo ishte fitorja e parë e Partizanit në Gjirokastër pas 22 vitesh mungesë.