Luftëtari u mund në shtëpi nga Tirana megjithatë trajneri Marantas nuk e sheh si tragjedi duke qenë se për të ishte një ndeshje e vështirë kundër një skuadre si ajo e Tiranës. Për “Supersport”, ai u shpreh se në janar duhet merkato por ka besim se skuadra e tij do të arrijë të mbijetojë.
“Tirana ka lojtarë me eksperiencë dhe të kushtueshëm. Kur pëson gol dhe penallti, e ke të vështirë më pas të luash kundër tyre. U munduam të mbajmë topin por e kishim të vështirë. Duhet të kemi respekt për vete dhe njerëzit në stadium që po na shohin çdo ndeshje. Pjesën e dytë u munduam të luajmë më mirë dhe bëmë më mirë se në të parën. Sërish u pa cilësia e Tiranës që ishte shumë më e mirë se e jona.
Mbijetesa? Unë dua vetëm të fitoj dhe jo të humbas. E di që situata është e vështirë që nga dita e parë. po të ndryshojë kjo situatë nga lojtarët dhe puna që bëjmë në fushë. Duhet edhe ekipi të ndryshojë dhe të marrim lojtarë në janar për të pasur më shumë cilësi dhe për të fituar ndeshjen. Besoj dhe shpresoj se do të qëndrojmë në Superiore.
Skuadër më të dobët se Luftëtari? Në këtë moment, jemi ne dhe Flamurtari që është i fundit dhe duhet të forcohemi në janar. Kemi bërë 2-3 ndeshje shumë të mira me Laçin, Bylisin, Vllazninë. Ne kemi cilësi që të bëjmë probleme për kundërshtarin por duhet merkato”, tha Marantas.