Luftëtari me shumë gjasa nuk do të jetë në Kategorinë e Parë, për shkak të borxheve që janë mal, ndërkohë që ka një strategji duke u përfaqësuar me dy ekipet U-17 dhe U-19, apo dhe fëmijët. Pra, duket se Luftëtari i sezonit të ri mbetet thjesht një dëshirë.
Më shumë se 23 lojtarë të larguar dhe pa staf teknik do të thotë se pjesëmarrja në Kategorinë e Parë është e pamundur dhe në Gjirokastër po punohet për planin “B”, pra për një ekip të ri. Luftëtari, me të gjitha gjasat, i kushtëzuar nga “mali” me borxhe, pritet të shkojë drejt një shoqërie jofitimprurëse (OJF).
Janë mbledhur specialistët e futbollit bluzi dhe kanë diskutuar, ndërsa duket se e vetmja rrugë për të shmangur borxhet është që skuadra bluzi, ta nisi që këtë sezon nga niveli amator për t’u rikthyer sërish në nivele të larta, por me një emër tjetër. Një ide paraprake është që emri i ri i Luftëtarit të jetë “Luftëtari 57”. Trajneri i ri i ekipit pritet të jetë Mustafa Hysi.