Luftëtari do të luajë ndeshjen e radhës të mërkurën në orën 13:00 në fushën e vete me korçarët e Skënderbeut. Një ndeshje ku Luftëtari duhet që të kërkojë 3 pikët nëse kërkon mbijetesën.
Por, gjirokastritët edhe pse do të jenë pa trajner do të jenë më të plotë se në sfidën e Laçit, ku u mundën 4-0, një disfatë turpëruese që solli edhe shkarkimin e trajnerit Marantas. Në Laç u ndëshkua me të verdhë Erald Hyseni që nuk luan ndaj korçarëve, ndërkohë që rikthehen për lojë Lala, Çela e Demo, pasi Prikas është larguar në Greqi.
Gjithsesi, sidomos që të jetë situata, duket se në Gjirokastër nuk kanë më kohë për të humbur dhe synimi i vetëm janë 3 pikët ndaj skuadrës së Skënderbeut.