• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari për rekord shtëpiak, dy mungesa para Tiranës

16/03/2017
Luftëtari për rekord shtëpiak, dy mungesa para Tiranës

Do të ketë përsëri mungesa titullarësh skuadra e Luftëtarit në ndeshjen që luan ditën e diel në Gjirokastër me Tiranën. Mbrojtësi Oltion Rapa që u ndëshkua me karton të verdhë një javë më parë në Durrës, por edhe Behar Ramadani që vazhdon të jetë i dëmtuar, do të mungojnë kundër bardhebluve. Në stërvitjen e djeshme trajneri Mlladen Milinkoviç vazhdoi përgatitjet. Në më shumë se 90-të minuta dhe si zakonisht brenda kohës së stërvitjes ai ka trajtuar me skuadrën, veprime të ndryshme. Më shumë iu kushtua përvetësimit të ushtrimeve taktike në mbrojtje, duke improvizuar mbi vendosjen e tyre veprime sulmuese, nëse ato vijnë nga loja në krahë e “kundërshtarit”. Ndoshta kjo për të qenë sa më mirë vendosur në ndeshjen ndaj Tiranës, duke ditur se bardheblutë do të luajnë me dy ose tre sulmues në Gjirokastër. Skuadra kryeqytetase zhvillon lojë sulmuese dhe do të ushtrojë këtë mënyrë loje edhe në Gjirokastër. Mbase do të kërkojë fitoren, për vetë objektivin që ka këtë sezon, klasifikimin në vendin e katërt, duke fituar mundësinë të marrë pjesë në Kupat e Europës. Për momentin, Luftëtari është më i favorizuar për këtë vend edhe pse të gjithë në stafin gjirokastrit, janë deklaruar se nuk e pretendojnë, ose do të kërkojnë klasifikimin për zonën e Europës, duke këmbëngulur se objektivi i tyre i vetëm është qëndrimi në Superligë. Fitorja një javë më parë në Durrës, ia bën më të lehtë  realizimin e këtij objektivi. Por fitorja ndaj Tiranës ia bën më të sigurt objektivin dhe shton mundësinë që Luftëtari për herë të parë në historinë e vet të përfaqësohet në kupat europiane.

Rekordi – Deri tani në këtë sezon futbollistik, Luftëtari nuk ka pësuar asnjë humbje në fushën e vet, por ka barazuar në dy takimet e fazës së tretë ndaj Laçit dhe Vllaznisë. Ndoshta këtij rezultati “i trembet” trajneri Milinkoviç, i cili po merr masat, që skuadra, ndaj Tiranës të mos bjerë në gabimet e mëparshme, sidomos të shfaqura në takimin ndaj Vllaznisë. Për këtë qëllim po i kushtohet stërvitjes në mënyrë që futbollistët të veprojnë sipas udhëzimeve të tij.

Formacioni, kthehen të dëmtuarit

Serbit të luftëtarit, Mlladen Milinkoviç, i duhet që për ndeshjen ndaj Tiranës që të plotësojë vendet në formacion nga mungesa e mbrojtësit Rapa dhe Ramadanit, që përveçse rolit si mesfushor ka kryer në lojë edhe rolin e organizatorit. Nga provat që ka bërë më skuadrën në këto ditë stërvitje, më të mundshmit për t’u aktivizuar si titullarë, janë Topi në mbrojtje dhe Reginaldo në mesfushë, duke ja lënë rolin e organizatorit Eduard Rrocës, autorit të golit të fitores ndaj Teutës në Durrës. Rikthimi në formacion i Liçajt dhe Reginaldos, bëjnë kompensimin e duhur në skuadër, por sidoqoftë mirë do të ishte prezenca e gjithë grupit të futbollistëve, pasi disa prej tyre, përfshi Rrocën, por edhe Bregu, Abazaj vijnë në formacion mbas një dëmtimi. Fakti që ndaj Teutës u luajt me katër mungesa nga titullarët dhe u arrit fitorja tregon se ”stoli” i Luftëtarit është në gjendje të kompensojë çdo mungesë pa pasur shumë diferencë nga niveli në lojë midis tyre./sport ekspres

Related Posts

Nuk gjeti hapësira as tek Torino, Kristjan Asllani huazohet në Turqi. Mesfushori kuqezi firmos me Besiktas
Sport

Nuk gjeti hapësira as tek Torino, Kristjan Asllani huazohet në Turqi. Mesfushori kuqezi firmos me Besiktas

30/01/2026
Australian Open/ Rikthehet Djokoviç, serbi fiton me përmbysje ndaj Sinner, në finale sfidon Alcaraz
Sport

Australian Open/ Rikthehet Djokoviç, serbi fiton me përmbysje ndaj Sinner, në finale sfidon Alcaraz

30/01/2026
Shorti i Europa League/ Arbër Hoxha “peshkon” Genk, Bologna gjen Brann
Sport

Shorti i Europa League/ Arbër Hoxha “peshkon” Genk, Bologna gjen Brann

30/01/2026
Ndërlikohet pista Kolo Muani, Juve hidhet në sulm për Zirkzee
Sport

Ndërlikohet pista Kolo Muani, Juve hidhet në sulm për Zirkzee

30/01/2026
Champions League/ Hidhet shorti për “play off”, Inter “peshkon” Bodo Glimt, Real rigjen Mourinhon, derbi francez Monaco-PSG
Sport

Champions League/ Hidhet shorti për “play off”, Inter “peshkon” Bodo Glimt, Real rigjen Mourinhon, derbi francez Monaco-PSG

30/01/2026
ZYRTARE/ Vllaznia bën “bingo”, rikthen Kevin Dodaj në Shkodër
Sport

ZYRTARE/ Vllaznia bën “bingo”, rikthen Kevin Dodaj në Shkodër

30/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten

“Mund të ketë Sindromën e Stokholmit”, Leonora për Albën: S’ka respekt për veten

30/01/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al