• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari për “hakmarrje”, Ruçi: S’duhet ta diskutojmë fitoren

13/04/2017
Luftëtari për “hakmarrje”, Ruçi: S’duhet ta diskutojmë fitoren

Luftëtari do të kërkojë të rikthehet te fitorja në kampionat ndaj Flamurtarit. Dy humbjet radhazi, edhe pse ekipe që luftojnë për titull, kanë ndikuar disi në aspektin moral te gjirokastritët. Megjithatë, një arsye më shumë për të marrë tri pikë të dielën është ruajtja e vendit të katërt dhe thyerja e “tabusë” ndaj Flamurtarit, teksa bluzinjtë në tri ndeshjet e këtij sezoni me vlonjatët, nuk kanë arritur të fitojnë asnjëherë. Futbollistët janë optimistë se do të fitojnë dhe kjo konfirmohet në deklaratat e tyre.

Portieri Shkëlzen Ruçi është i mendimit se ndaj Flamurtarit duhet arritur me patjetër triumfi. Elbasanasi që mbron portën bluzi foli edhe për besimin që i ka dhënë trajneri Milinkoviç.

“Kemi besim në forcat tona, te fryma e grupit dhe, për më tepër, te mbështetja që na jep trajneri. Personalisht jam ndier mjaft komod në punën dhe komunikimin me të. Jam mirënjohës për besimin që më ka dhënë Milinkoviç. Fitorja me Flamurtarin nuk duhet të vihet në diskutim, pasi në të kundërt do të komprometonim objektivin tonë.

Realisht, Flamurtari është një ekip që meriton respekt. Mendoj se nuk e meriton fundin e tabelës, por i tillë është futbolli. Ne do të bëjmë gjithçka për të përfituar nga ky moment dhe për të realizuar objektivin tonë”, është shprehur portieri Ruçi, i cili e nisi sezonin në stol dhe më pas zëvendësoi Festim Mirakën.

Ndërkohë, me synimin për t’u përshtatur me fushën, dje skuadra bluzi u stërvit në stadiumin “Gjirokastra”. Në ndeshjen me Flamurtarin, një “armë” më shumë për bluzinjtë do të jetë edhe mbështetja e tifozëve. Hyrja në stadium pritet të jetë falas dhe nisur nga rivaliteti, por edhe tradita që kanë dy klubet, takimi konsiderohet si një derbi.

Flamurtari i ka shkaktuar në këtë kampionat humbjen më të thellë Luftëtarit (5-0) dhe kësisoj ka ardhur momenti i së vërtetës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao
Lajme

Mbrojtësi i Kombëtares njofton largimin nga Famalicao

10/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025
Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë
Kryesore

Lara Colturi mbetet kuqezi, prapaskenat e betejës me Italinë

30/04/2025
Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës
Kryesore

Strakosha me flamurin shqiptar në dorezat e AEK-ut të Athinës

22/04/2025
FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar
Kryesore

FSHF nisi kontaktet për ta afruar në Kombëtare, Fulham kërkon mesfushorin shqiptar

20/04/2025
Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori
Lajme

Futbolli në zi! Ndahet nga jeta pas një aksidenti fatal me makinë ish-mesfushori

19/04/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

“Giro d’Italia”, sot etapa e fundit në Vlorë. Ja rrugët që do të bllokohen

11/05/2025
Dalja e parë jashtë Vatikanit, Papa Leoni XIV viziton Zojën e Shkodrës në Genazzano

Dalja e parë jashtë Vatikanit, Papa Leoni XIV viziton Zojën e Shkodrës në Genazzano

11/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al