Luftëtari ia ka dalë të marrë një fitore tejet të rëndësishme ditën e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi Skënderbeun me rezultatin 2-0. Gjirokastritët iu falën një dygolëshi nga sulmuesi Greseld Lika. Mesa duket ndryshimi trajnerit ka shkundur lojtarët bluzinj të cilët dhuruan një paraqitje shumë pozitive ndaj korçarëve.
Ndeshja nisi shumë mirë për Luftëtarin teksa Lika shënoi në minutën e 9, teksa shfrytëzoi një kundërsulm. Në të 28-tën Skënderbeu iu afrua golit të barazimit, teksa goditja e dënimit e ekzekutuar nga Bregu u ndal në shtyllë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë, ndërsa në të dytën shënuan sërish me të njëjtin autor në minutën e 53.
Sërish me të njëjtin autor. Pas këtij episodi dhe me kalimin e minutave, korçarët duket sikur u dorëzuan dhe në fund Luftëtari mori një fitore jetike. Luftëtari ngjitet në kuotën e 11 pikëve në vendin e nëntë, ndërsa Skënderbeu mbetet në vendin e tetë me 20 pikë të grumbulluara teksa ka grumbulluar tre humbje në tre ndeshjet e fundit.