• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftëtari luan “finalen” të dielën, në sulm për fitore ndaj Tiranës

14/03/2017
Luftëtari luan “finalen” të dielën, në sulm për fitore ndaj Tiranës

Luftëtarit iu deshën katër javë për t’u rikthyer te fitorja. Tri pikët në transfertën e Durrësit kanë ardhur në momentin më të mirë për skuadrën bluzi, që ka “blinduar” vendin e katërt. Në Gjirokastër janë me këmbë në tokë, pasi java e 26-të i rezervon Luftëtarit një sfidë shumë se të vështirë kundër Tiranës.

Nga fitorja në Durrës, bluzinjtë kanë humbur shërbimet e lojtarit polivalent, Oltion Rrapaj, i cili ka plotësuar numrin e kartonëve. Mirëpo, lajm i mirë për trajnerin Milinkoviç është rikthimi i tre titullarëve me shumë peshë në kampin bluzi: mbrojtësi Lejdi Liçaj dhe sulmuesi Arturo Rexhinaldo, që munguan për shkak kartonësh, ndërsa pritet edhe rikthimi pas riaftësimit nga dëmtimi i Behar Ramadanit.

“FINALJA”

Për të konsoliduar vendin që mban aktualisht, Luftëtarit i duhet të marrë tri pikë ndaj një rivali direkt si Tirana. Në fazën e parë, fitorja 2-1 e gjirokastritëve në fushën asnjanëse të Peqinit, falë golave të Rexhinaldos dhe Bregut, ishte fillimi i një vazhdimësie të ndritur për bluzinjtë. Pas 25 javëve të luajtura, Luftëtari, ndryshe nga sa ishte menduar, nuk ka shanse vetëm të mbijetojë, por të shikojë edhe lart në renditje.

Përmes vendit të katërt, Luftëtari ka shanse të kapë edhe Europën, gjithnjë nëse Skënderbeu do të arrijë të fitojë Kupën e Shqipërisë. Ndeshja e së dielës me Tiranën pritet të sjellë në stadium një numër rekord tifozësh gjirokastritë.

“Luftëtari nuk mund të konsiderohet skuadër surprizë, pasi me rezultatet e tij na ka lumturuar pafundësisht. Të gjithë duhet t’i frikësohen Luftëtarit kur ka dhe shumë pikë në lojë”, thonë tifozët gjirokastritë, ndërsa kujtonin dje 88-vjetorin e themelimit të klubit, që në historinë e tij ka mundur vetëm të shpallet nënkampion në sezonin 1977-1978, kur skuadra e emrave të mëdhenj si Braho, Kalluci etj., drejtohej nga Hito Hitaj./panorama sport

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre
Kryesore

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës
Kryesore

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë
Lajme

Policia në alarm, zhduket adoleshenti shqiptar në Irlandë

08/05/2025
Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin
Lajme

Aksident, 4 të plagosur pas përplasjes së ambulancës me kamionin

08/05/2025
Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë
Kryesore

Me Piro Dhimën dhe Anila Dhimitrin, Kumbaro mbyll fushatën në Përmet e Këlcyrë

08/05/2025
PSG kualifikohet në finalen e Champions
Lajme

PSG kualifikohet në finalen e Champions

08/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Rama: Demokratët të votojnë si socialistët në ’92, për fëmijët e tyre

Memorandumi i Kuçit, Rama zbulon sa mandate fiton PS

08/05/2025
Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

Kandidatja e PS letër të hapur demokratëve të Vlorës

08/05/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al