Luftëtari është në gjendjen më të mjerueshme të mundshme si pasojë e keqmenaxhimit nga drejtuesit e klubit ndër vite. Aktualisht po ndodh ajo që nuk ishte menduar kurrë në historinë afro 100-vjeçare që nga themelimi i klubit.
Shkrirja e ekipit të parë duket e pashmangshme prej krizës financiare, ndërsa problematikën e vazhdueshme të klubit e konfirmojnë as më pak e as më shumë faturat e çmendura që vijnë ditë pas dite prej gjyqeve të humbura në FIFA me ish-lojtarë dhe ish-trajnerë.
Ish-zv.trajneri slloven i Luftëtarit në periudhën qershor-shtator 2018, Amir Botonjiç, ka fituar gjyqin me klubin për një shumë që shkon rreth 60 mijë euro!