• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Luftë e ftohtë në “Pallatin e Ëndrrave”! Kush e sulmon Vlora Hysenin kreun e SHISH

10/06/2023
Luftë e ftohtë në “Pallatin e Ëndrrave”! Kush e sulmon Vlora Hysenin kreun e SHISH

Zgjedhja nga Kryeministri Edi Rama e Vlora Hysenit si drejtore e SHISH, duket se ka prodhuar një luftë të ftohtë, këtu brenda selisë të inteligjencës shqiptare njohur si Aparati Qendror.

Reforma e nisur nga zëvendësdrejtori Oljan Kanushi vijuar nga drejtoresha Vlora Hyseni, kryesisht me lëvizje personeli ka hedhur në sulm ata zyrtarë të SHISH, që njiheshin si të paprekshëm, prej kohës së Visho Ajazit e më pas Helidon Bendos por edhe falë lidhjeve dhe shërbimeve ndaj politikës ndër vite.

Ata të cilët dërgonin informacione nga brenda SHISH, më pas servireshin si “qytetari dixhital informon” tashmë po tentojnë të denigrojnë shefen e inteligjencës shqiptare, përmes Fake News si ai një jave më parë, ku pretendohej se kishte udhëtuar për disa ditë drejt Beogradit.

Për këtë pretendim zyrtarisht SHISH thotë:

“Drejtuesi i Shërbimit Informativ të Shtetit, që nga dita e marrjes së detyrës e deri më sot, nuk ka marrë pjesë në asnjë vizitë apo takim jashtë territorit të Republikës së Shqipërisë.”

Një zyrtar i SHISH në Aparatin Qendror pyetur nga gazetari Top Channel Muhamed Veliu, për arsyen e vënies në shënjestër të drejtoreshës Vlora Hyseni, në kushtet e anonimatit dha këtë përgjigje:

“Shumë persona në Aparatin Qendror nuk e duan Vlora Hysenin në krye të SHISH. Arsyeja. Nuk ia gjejnë dot mikun për ti shpëtuar lëvizjeve e vijuar së qëndruari në shërbim jo në bazë të meritokracisë por si shpërblim për favore ndaj politikës. Sulmet kanë ardhur nga punonjës në Aparatin Qendror të cilët dërgojnë informacione në formën e Fake News ose të ekzagjeruara tek Sali Berisha dhe Flamur Noka”.

I njëjti burim në SHISH i Top Channel parashikon vijim e luftës së ftohtë brenda shërbimit informativ:

“Mos u habisni nëse në muajt në vazhdim do të shikoni sulme të tjera ndaj Vlora Hysenin dhe SHISH. Janë të shumtë ata në Aparatin Qendror dhe drejtorë në bazë, të cilët nuk e mirëpritën emrin e saj me motivin se vjen nga Kosova dhe se është e padepërtueshme në favor-bërje”.

Në këtë luftë të ftohtë iniciuar nga brenda SHISH-it e përdorur nga politika, SHBA-të çuan mesazhin e qartë në mbështetje të Vlora Hysenit.

“Ambasadorja Yuri Kim vizitoi Vlora Hysenin, Drejtuese e Shërbimit Informativ Shtetëror, për ta uruar për emërimin e ri dhe për t’i uruar suksese në këtë rol të rëndësishëm. Të dyja ranë dakord për rëndësinë e bashkëpunimit të fortë SHBA-Shqipëri për sigurinë kombëtare dhe inteligjencën. Ambasadorja Kim shprehu gjithashtu mbështetjen për përpjekjet e reja për të siguruar që Shqipëria të jetë në gjendje të përballojë sfidat në mënyrë efektive”.

Humbja e disa burimeve informacioni, prej disa politikanëve të caktuar që kishin brenda inteligjencës shqiptare është shkaku i kostove që duhet të paguajë tashmë Vlora Hyseni e vënë nën një sulm frontal, nxitur nga brenda institucionit me të lartë të sigurisë kombëtare./ TCh

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022
Lajme

Shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë, ulet akoma më tej lindshmëria

28/09/2023
Blog

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

27/09/2023
Greqia vë në punë edhe emigrantët e paligjshëm, ja kantieret ku do të përfshihen
Lajme

Greqia vë në punë edhe emigrantët e paligjshëm, ja kantieret ku do të përfshihen

27/09/2023
Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, ja si t’i dalloni
Lajme

Gjashtë shenjat fillestare të sklerozës, ja si t’i dalloni

27/09/2023
Gazetari shqiptar në Athinë: Greqia ka investuar te figura Belerit, e shikon simbol të helenizimit të Himarës (VIDEO)
Lajme

Gazetari shqiptar në Athinë: Greqia ka investuar te figura Belerit, e shikon simbol të helenizimit të Himarës (VIDEO)

27/09/2023
Rrëfime të emigrantëve shqiptarë në Greqi: Gruaja e moshuar zbriti nga makina kur e mori vesh që isha shqiptar. Na erdhi policia në shtëpi vetëm se po dëgjonim muzikë shqiptare (VIDEO)
Lajme

Rrëfime të emigrantëve shqiptarë në Greqi: Gruaja e moshuar zbriti nga makina kur e mori vesh që isha shqiptar. Na erdhi policia në shtëpi vetëm se po dëgjonim muzikë shqiptare (VIDEO)

27/09/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

Shqipëria po zbrazet, lindjet ranë me 12.7% në 6-mujorin e parë 2022

Shpopullimi i frikshëm i Shqipërisë, ulet akoma më tej lindshmëria

28/09/2023

Jepini Edi Ramës një pushkë me gjalmë

27/09/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjirolajm.net. Design by NanStudio.al