• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

LSI në mes të katër rrugëve

23/09/2021
LSI në mes të katër rrugëve

Në fakt rrugët janë dy, njëra majtas dhe tjetra djathtas. Njëra tregon nga pushteti dhe tjetra nga opozita, por LSI ende nuk e ka bërë të qartë se ku do të pozicionohet duke zgjedhur për momentin rrugën e tretë, por që nuk të çon ende askund. Atë të qëndrimit në vend numëro ose në rreth rrotullim. Në vrullin e ngjarjeve politike me mbledhjen e Kuvendit, zgjedhjen e kryetares së re të tij, debatet në gjirin e opozitës, votimin dhe betimin e qeverisë kaloi pa shumë vëmendje sjellja publike e LSI-së në shumë nga këto ngjarje. Lindita Nikolla u zgjodh kryetare me dy vota më shumë se sa kishte në Parlament mazhoranca PS-PSD, por të gjithë thuajse fajësuan opozitën se edhe këtë radhë i kishin rrjedhur votat si në rastin e zgjedhjes së Gramoz Ruçit, vetëm se këtë herë jo aq shumë dhe jo në mënyrë aq plateale. Më saktë jo PD-në, por aleatët e demokratëve nga lista e kësaj të fundit. Vangjel Dule mbi të cilin ranë dyshimet kryesore si një nga tradhtarët brenda radhëve të opozitës. Ky i fundit u detyrua të dalë dy herë publikisht të thotë se ka votuar kundër, por pak kush e dëgjoi.

Në fakt më shumë se sa nga radhët e PD-së votat pro Nikollës duhen parë në mesin e katër deputetëve të LSI-së. Të paktën njëra prej tyre, në mos të dyja. Që LSI po mban një profil të ulët opozitarizmi kjo është lehtësisht e dukshme në këto javë zhvillimesh në të dy kampet politike. LSI ka kritikuar vërtetë Edi Ramën, por është po kaq e vërtetë se nuk ka lënë rast pa hedhur helm edhe mbi Lulzim Bashën. E ndjerë e tradhtuar nga PD zyrtare gjatë dhe pas zgjedhjeve, LSI i ka ftohur marrëdhëniet me opozitën më të madhe dhe zyrtarisht nuk është përzierë as në sherrin brenda oborrit të demokratëve.

Por nëse Monika Kryemadhi po mban një kurs të qetë në ditët e para të mandatit të tretë të Ramës, Ilir Meta, ai që shihet edhe si pikë referimi e qëndrimeve të LSI-së ka ndryshuar katërciprisht qëndrimet ndaj qeverisë dhe mazhorancës. Ndonëse nuk i kursen batutat për doktorin dhe ndonjëherë edhe kritikat për qeverinë, sjellja e Metës këto muaj ndryshon kryekëput nga ajo e dy viteve të fundit.

Presidenti i shkarkuar nga Parlamenti i shkuar ka dhënë disa sinjale paqeje ndaj mazhorancës kur uroi Kuvendin, kryetaren e re dhe kur kundërshtoi Ilir Metën e gjashtë muajve më parë për dekretimin pa një pa dy të Edi Ramës dhe qeverisë së tij.

Kjo qetësi në dukje e LSI-së ende mbetet misterioze për tu shpjeguar plotësisht, por lë të kuptohet të paktën dy gjëra: e para që LSI nuk sheh të ardhme me PD-në në vitet që vijnë, sidomos me PD-në e Bashës. Në rast se nuk ndodh ndonjë përmbysje e madhe brenda opozitës. E dyta që sinjalet ndaj Ramës janë nisur dhe nuk janë aspak sekrete. Thjesht deri tani ka munguar vështrimi i kryeministrit.

Në shumicën dërrmuese të viteve të ekzistencën së saj, LSI ka treguar se është një parti që orientimin politik e ka bazuar mbi pragmatizmin, duke qeverisur si me PD dhe me PS, në varësi të rrethanave të pushtetit. Në të dy këto raste arriti të maksimalizojë të mirat e pushtetit duke i përkthyer në vota dhe mandate. E kundërta ndodhi sa herë ajo ishte në opozitë, ku si në 2009 dhe në 2021 kur qëndroi vetëm në opozitë mori vetëm katër deputetë.

Ndaj, sa të qartësohen ujërat dhe sinjalet gjysmë publike apo ato të nëndheshme ti japin një panoramë më të artë orientimi, LSI ka zgjedhur të presë. Me qetësi, por ende pa dashuri si nga e majta dhe nga e djathta.(SI)

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Mbytet 72-vjeçari në plazhin e ri te ‘Lungomare’ në Vlorë (EMRI)
Lajme

Gruaja në Vlorë rrezikon të mbytet, përfundon në spital

07/08/2022
Moti bën kthesë befasuese në mesjavë, ja çfarë pritet të ndodhë
Lajme

Kur i keni lënë pushimet? Ja çfarë ndodh me motin nga nesër e tutje

07/08/2022
Zbardhen disa nga njerëzit e përzgjedhur në kabinetin e presidentit Bajram Begaj (Emrat)
Lajme

Zbardhen disa nga njerëzit e përzgjedhur në kabinetin e presidentit Bajram Begaj (Emrat)

07/08/2022
Situata nga zjarret në vend, ja cilat janë vatrat problematike
Lajme

Zjarr i madh në kufirin midis Shqipërisë dhe Greqisë, po ndërhyhet me helikopterë

07/08/2022
I nxehti ekstrem në Greqi, ja oraret për kufizimet e lëvizjes jashtë
Lajme

Moti, sot temperatura deri në 41 gradë celcius

07/08/2022
Çmenduri, shqiptari zbraz pistoletën ndaj banakierit që po bisedonte me të dashurën e tij
Lajme

Çmenduri, shqiptari zbraz pistoletën ndaj banakierit që po bisedonte me të dashurën e tij

07/08/2022

Te fundit

“Provokon” balerina e njohur shqiptare: Ku ka si Greqia?

“Provokon” balerina e njohur shqiptare: Ku ka si Greqia?

07/08/2022
Mbytet 72-vjeçari në plazhin e ri te ‘Lungomare’ në Vlorë (EMRI)

Gruaja në Vlorë rrezikon të mbytet, përfundon në spital

07/08/2022
Moti bën kthesë befasuese në mesjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Kur i keni lënë pushimet? Ja çfarë ndodh me motin nga nesër e tutje

07/08/2022
Skafistët në protestë: Duam të dalim në det, me atë punë hamë bukë

Skafistët në protestë: Duam të dalim në det, me atë punë hamë bukë

07/08/2022
Misteri i vetëvrasjes së çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se u përleshën para aktit ekstrem

Misteri i vetëvrasjes së çiftit shqiptar në SHBA, dyshohet se u përleshën para aktit ekstrem

07/08/2022

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Provokon” balerina e njohur shqiptare: Ku ka si Greqia?

“Provokon” balerina e njohur shqiptare: Ku ka si Greqia?

07/08/2022
Mbytet 72-vjeçari në plazhin e ri te ‘Lungomare’ në Vlorë (EMRI)

Gruaja në Vlorë rrezikon të mbytet, përfundon në spital

07/08/2022
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al