• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lorenc Vangjeli: Mjekut Edvin Prifti po i hedhin gurë dhe hunj, ai është aset publik. Djajtë e shejtanë po citojnë Biblën e Kuranin

13/02/2021
Lorenc Vangjeli: Mjekut Edvin Prifti po i hedhin gurë dhe hunj, ai është aset publik. Djajtë e shejtanë po citojnë Biblën e Kuranin

Nga Lorenc Vangjeli

Eshtë kaq tunduese dëshira për të hedhur gurë, drurë e hunj mbi doktor Edvin Priftin. Eshtë kaq e ngutshme dëshira për ta fshikulluar me thupra dhe për ta lidhur në shtyllën e turpit. Eshtë kaq i pacak ngazëllimi i turmës që sheh njeriun që e zbritën nga piedestali i nevojës ku kishte ngjitur veten dhe që u rrafshua nga fati në morinë e pafund të anonimëve me duar në xhepa. Të asaj kategorie të mrekullueshme njerëzore që lumturohet në mëngjez nga defektimi i plotë dhe mezi shembet në gjumë nga e ngrëna e yndyrshme në darkë, të asaj aradhe të madhe njerëzish që frustrohen nga shefi një gisht më lart se ta dhe frustron vartësin një gisht më poshtë vetes; gjithë ata që lodrojnë si lepurushë të butë me të fortët që zgjidhin halle dhe bëhen tigra me të dobtin që ka hall.

Profesor Edvin Prifti është shënjestra e shkëlqyer e momentit për urrejtjen e turmës. Ende i ri në moshë, i pasur, i talentuar dhe i njohur, ai ka gjithçka që do të mjaftonte t’ja bënte krokodil xhelozinë kujtdo që ka probleme vetjake. Ai është justifikimi dhe shpërblimi i fortë i çdo të dështuari që ngushëllimin për mos ngjitjen lart, e gjen tek lumturia që provon kur tjetri bie në poshtë.

Emri i doktor Priftit doli rastësisht në përgjimet e SPAK-ut. Zyrtarisht i dyshuar për mitmarrje. Kontrolli në shtëpinë e tij – pa praninë e avokatit – nxorri në dritë një sasi të madhe parash në euro dhe lekë. Edhe pse nuk ju gjet asnjë qindarkë në zyrë, siç u tha, kaq mjaftoi që të nisë kryqëzata e publikut, armatosur me heshta morali të rremë, veshur me pancirë dinjiteti fallso, mbartur me buzët e holla të përkohtësisë që në mënyrë të rrufeshme, denoncoi, akuzoi, faktoi, provoi fajësinë dhe shqiptoi edhe vendimin për mëkatarin me bluzë të bardhë. Por çfarë dihet deri më tani është vërtet shumë pak. Elementët e dalë në media nga dosja janë tërësisht të pamjaftueshme për të gjykuar për fajësinë apo pafajësinë e çdo individi, përfshi edhe atë të doktor Priftit, të cilit përpara se t’i lexoheshin të drejtat e tij publike, ju bë gjyq publik. Çdo individ në vendin dhe situatën e tij, është i pafajshëm deri në momentin që gjykata vendos ndryshe dhe në mënyrë përfundimtare, por sepse ka edhe shpjegime të tjerë që akuzatorët publikë nuk i kanë marrë parasysh. Ndryshe nga individët e zakonshëm, për shkak të njohjes publike, doktor Prifti është i detyruar të përgjigjet edhe zyrtarisht, edhe publikisht. Një prej sqarimeve të thjeshta që mund të jepen vjen nga fakti se ai është një nga kardiokirurgët më të mirë në vend dhe se përveç detyrës në spitalin publik, operon edhe në disa spitale private në vend. Kush ka trokitur në ato dyer, ka një ide të përafërt sesa kushton bisturia e një doktori të këtij niveli, të cilën veç të tjerash e kuoton tregu dhe nevoja. Një shpjegim shtesë që dha Henrik Ligori, një nga penalistët më të shkëlqyer shqiptarë dhe avokat i tij, është se burimi i parave të gjetur vjen nga një transaksion pronash. Dhe një tjetër shpjegim edhe më i thjeshtë gjendet me një kërkim në Google në lidhje me emrin e doktor Priftit: Cenci-Bolognetti & Louis Pasteur apo Memorial Graham Award World Winner, American Association for Thoracic Surgery. Vetëm këto dy çmime kushtojnë pak më shumë se një qind mijë euro.Po kështu edhe mbi një qind publikime shkencore dhe mbi 300 leksione ndërkombëtare që ai ka dhënë në vite, nga Italia e deri në Shtetet e Bashkuara, për të cilat është vështirë të bësh kontabilitet. A ka një mospërputhje mes staturës së këtij individi dhe mbajtjtes së parave në gjendje cash në shtëpi, ndryshe nga sa thotë ligji? Natyrisht që ka, por kjo nuk përfshin fajësi të atij lloji që i veshin si mantel force doktor Priftit.

Askush nuk është mbi ligjin dhe ligji duhet të peshojë egër mbi Doktor Priftin vetëm në një rast. Profesori i zemrës është fajtor vetëm nëse ai do ta kishte kushtëzuar shërbimin e tij në spitalin publik në këmbim të parave. Qoftë dhe një qindarkë të vetme të ketë marë në këtë mënyrë, qoftë dhe në këmbim të shpëtimit të jetës, ai do të duhej të ishte pa asnjë mëdyshje subjekt i Kodit Penal. Nëse nuk ka ndodhur kështu, sado e madhe të jetë dhurata që i kanë dhënë, edhe nëse prokuroria e quan atë mitë, ai do të vazhdojë të jetë i pafajshëm dhe fajtorë janë gjithë gjykatësit popullorë që e gozhduan atë.

Ka më shumë se kaq sepse ky nuk është thjesht rasti i profesor Edvin Priftit. Ky është rasti tipik që dëshmon thellësinë e mentalitetit sovjetik që mbizotëron në shoqërinë shqiptare, që dikton se intelektuali është shërbëtor i masës dhe jo shërbenjës i shoqërisë. Eshtë ky mentalitet që nuk lejon të kuptohet se njerëzit kanë të drejta të barabarta, por nuk janë të barabartë në merita apo shpërblesë. Që një mjek të jetë i pasur, e ndoshta edhe shumë i pasur, nuk duhet të jetë përjashtim, por duhet të jetë rregull. Për të mbetur vetëm tek kardiologjia, kush ka pasur probleme për veten apo për të afërimit e tij duke nisur që me doktor Berishën e parë e për të vazhduar me profesorët e artë, Alban Dibra, Arben Baboçi, Artan Goda, Andi Kaçani, Bekim Jata, Altin Veshti, Roland Xhaxho e shumë të tjerë që drithërojnë për pacientët në zyrën e doktor Maksi Bashos, ka kuptuar se në çastin e ndeshjes për jetën, leku nuk ka asnjë vlerë përpara vdekjes. Kush guxon t’u numërojë paratë në xhep dhe të vdekurit në klinika si maskarenjtë tespiet dhe të fajësojnë profesor Kapisyzin, Lulin e Artë, Silvën, Almën, Najadën, Nevilën, Arianin dhe Arianin, Vasil Llajon e Mrekullueshëm dhe dhjetra mjekë të tjerë, duhet të kuptojnë se edhe falë tyre, jeta ka një shans më shumë. Se është individi që ka nevojë për mjekun dhe mjekut individi i detyrohet me mirënjohje. Eshtë e vërtetë e dhembshme se Tiret nuk lajnë vetëm korridoret dhe nuk ndërrojnë vetëm pampers. Ato gjenden kudo. Janë edhe me bluza të bardha. Edhe në sistemin e shëndetësisë ka shumë horra dhe maskarenj që duhet të përbuzen e ndëshkohen. Për fat të mirë ky grup mjekësh, infermierësh e sanitarësh janë pakicë dhe janë refleks i gjithë babëzisë së shoqërisë shqiptare. Shumica dërmuese, të tjerët as nuk bëjnë tendera, as nuk përfitojnë nga prona publike dhe as nuk marrin para në këmbim të detyrës publike. Ata detyrimisht duhet të paguhen për shkak të profesionit të tyre. Do të pranojnë edhe dhurata. Madje shumë më shumë se të tjerët.

Biblën dhe Kuranin mund ta lexojnë edhe djajtë, edhe shejtanët. Djajtë dhe shejtanët mund t’i citojnë Librat e Shenjtë, por kjo nuk i bën ata as ëngjëj dhe as meleqë. Ndaj kush e ndjen veten të tillë, deri në momentin që për doktor Priftin e të tjerë bluza të bardha vazhdimisht nën akuzë, të flasë drejtësia, të mos përtojë të hedhë një gur mbi të. Çdo gur që hedh mbi ta, lehtëson vetë gurëhedhësin nga shumë halle, i justifikon paaftësinë, dembelizmin otoman, përgjumjen e vazhdueshme, i heq dehjen nga rakia e keqe dhe e bën të ndjehet i rëndësishëm, i dukshëm dhe i prekshëm në një ambient që ai thjesht e ndot me frymëmarrje. E pastron atë moralisht duke i dhënë rolin e gjykatësit dhe bën edhe çdo mëkatar të ndjehet gjykatës të ndershëm për Profesorin dhe sojin e tij të njerëzve të mençur. Tek të vetëshpallurit puritanë gjenden si rregull pisllëqet më të zymta morale. Askush nuk bërtet më fort për moralin pubik sesa kurvat publike. Gjithëkush, përfshi edhe akuzën publike e ka në dorë ta shpallë kardiokirurgun Prifti e të ngjashmit e tij fajtorë për efikasitetin e vaksinës në botë, për varfërinë dhe përmbytjet. Kush godet më fort ka bonus për shlyerje mëkatesh vetjake. Por mbasi ta shembin me gurë dhe mbasi ta groposin nën gurë, mbasi të mbarojë histeria publike e linçimit të aseteve tona publike, gurëhedhësit duhet të lajnë duart. Jo si Pons Pilati dhe jo si Makbethi. Ata duhet të sterilizohen për t’i ngjarë mendimit që kanë për veten, të marrin bisturinë e doctor Priftit në duar dhe të fillojnë të operojnë zemrat e njëri-tjetrit. Shumë shpesh do të gjejnë kraharorë bosh. Pa zemër brenda. Zoti i ndjeftë ata dhe viktimat e tyre, i falshin djajtë që lexojnë Biblën, por nuk janë bërë dot kurrë ëngjëj!

Related Posts

The Guardian: Trump Netanyahu dhe Khamenei
Blog

The Guardian: Trump, Netanyahu dhe Khamenei, 3 pleq të zemëruar që mund të na vrasin të gjithëve

15/06/2025
Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën
Blog

Një sqarim për pasagjerët e verbër të “trenit bullgar” me makinist Sali Berishën

17/06/2025
Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari
Blog

Në ndeshjen Shqipëri – Serbi, shqiptarët kanë rastin të tregojnë qytetari

06/06/2025
Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…
Blog

Dhe pastaj Parashqevinë e përpiu përsëri harresa…

05/06/2025
Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!
Blog

Unë, nga sot (e në vazhdim), jam me Edi Ramën!

18/05/2025
Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës
Blog

Pse militantët e Berishës përballojnë humbjen me Ramën, por nuk e kapërdijnë dot fitoren e Joridës

18/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

Australia i anulon vizën Kanye West: Kemi mjaft probleme në këtë vend

03/07/2025
Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

Fero reagon pas publikimit të aktakuzës: Do të kërkoj vajzën time deri në fund

03/07/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al