• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lista e monumenteve kulturore në Gjirokastër, sherr mes ministrisë dhe gazetës “Sot”

04/02/2017
Lista e monumenteve kulturore në Gjirokastër, sherr mes ministrisë dhe gazetës “Sot”

Ministria e Kulturës ka reaguar dje pas lajmit të publikuar nga gazetarja Julia Vrapi në “Sot” për reduktimin e pasurisë botërore në Gjirokastër. Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës bëjnë me dije se në procesin e përditësimit të listës së pasurive kulturore, si dhe në vijim të rekomandimeve të UNESCO-s, kanë bërë verifikimin në terren të të gjitha objekteve që ndodhen brenda Qendrës Historike të Gjirokastrës dhe të të gjithë dokumentacionit arkivor. Në vijim të reagimit zyrtar, thuhet se nga ky përditësim rezultoi se lista e inventarit fizik të objekteve që ndodhen brenda Qendrës, pjesë e dosjes së Gjirokastrës në UNESCO nuk ishte shoqëruar asnjëherë me vendimmarrje (shpallje) të monumenteve të kategorisë së dytë.

“Në fund të këtij procesi vlerësimi, Ministria e Kulturës dhe Instituti i Monumenteve të Kulturës, në bashkëpunim me DRKK Gjirokastër, hartuan listën e 323 monumenteve të kategorisë II që u shpallën me vendim nr.60 dt. 11.03.2016 të Këshillit Kombëtar të Restaurimeve dhe urdhër të posaçëm të Ministrit të Kulturës. Ndërkohë më herët, me VKM nr 619 datë 07.07. 2015, është miratuar Rregullorja “Për mbrojtjen, konservimin e integruar dhe administrimin e Qendrës Historike dhe Zonës së Mbrojtur në qytetin e Gjirokastrës” që siguron mbrojtje dhe ruajtje, jo vetëm për monumente të kategorisë I dhe të kategorisë II, por për çdo objekt tjetër brenda Qendrës historike – pjesë e ansamblit arkitektonik të Gjirokastrës. Deri në vitin 2013, Gjirokastra kishte të shpallura në qytet vetëm 71 monumente duke përfshirë edhe Qendrën historike, në 2016 shpallen 323 monumente, pra në total sot kemi në listë 394 monumente në qytet”, thuhet në njoftimin e ministrisë. Por ndërkohë që ministria dërgon njoftimin bashkë me dy listat e monumenteve të kategorisë së dytë, Berat dhe Gjirokastër, lista në faqen e UNESCO-s për Gjirokastrën tregon një numër tjetër monumentesh, më saktë një numër prej 559 monumentesh.

Pra, shkruan gazetarja Vrapi, kemi një mospërputhje të numrit të monumenteve të kategorisë së dytë, që janë në listën që prezanton ministria dhe IMK, si dhe asaj që ndodhet në faqen e UNESCO-s. Por për këtë fakt, ministria nuk jep asnjë shpjegim. Teksa merr përsipër të deklarojë se shkrimi i publikuar ditën e djeshme nuk është i vërtetë, ministria do të bënte mirë që bashkë me akuzat të sqaronte fillimisht publikun se ku kanë shkuar 236 monumente të kategorisë së dytë, të cilat ekzistojnë në listën e UNESCO-s dhe jo në listën e përditësuar të IMK. Çfarë ka ndodhur me këto monumente? Është mashtruar UNESCO në 2005 nga paraardhësit e Kumbaros, në lidhje me numrin real të këtyre monumenteve në Gjirokastër, apo lista është reduktuar nga Kumbaro dhe specialistët e saj për shkak se nuk mund ta mirëmbajë një numër kaq të madh monumentesh? Si qëndron e vërteta, ndërsa dihet që pas pranimit të Gjirokastrës, UNESCO, nuk mund të mos ketë verifikuar në terren dosjen e plotë të pasurisë kulturore të këtij qyteti? Kush po mashtron lidhur me këtë skandal të përmasave të padëgjuara në këtë fushë, Ministria e Kulturës, apo UNESCO? Në mungesë të një informacioni të tillë, gazeta “SOT” i sjell në vëmendje Ministrisë së Kluturës një ballafaqim mes të dhënave zyrtare të IMK dhe UNESCO-s.

Lista e monumenteve

Lista që gjendet në faqen e UNESCO-s, të cilën e gjeni në këtë link: http://whc.unesco.org/uploads/nominations/569rev.pdf, rendit 559 monumente të kategorisë së dytë në Gjirokastër, ndërsa lista e Ministrisë së Kulturës e cila gjendet në këtë link: http://www.kultura.gov.al/files/neës_files/Vendimi_Nr.60_dt.11.03.2016-_Gjirokaster.pdf, rendit 323 monumente. Për më qartë, lista e UNESCO-s për Pazarin e Vjetër tregon 90 monumente, ndërsa IMK 55, pra nuk janë 35 monumente. Lagjja Varosh ka 103 monumente sipas UNESCO-s dhe 38 sipas IMK. Diferenca është 65 monumente. Lagjja Hazmurat përfaqësohet në UNESCO me 72 monumente, ndërsa në IMK me 70 copë. Diferenca është 2 monumente. Sipas listës së UNESCO, lagjja Palorto ka 105 monumente të kategorisë së dytë ndërsa sipas IMK ka 65 monumente, çka tregon se mungojnë 40 monumente. Lagjja Dunavat ka 75 monumente sipas listës së UNESCO dhe 48 copë sipas IMK. Në listën e këtij të fundit nuk figurojnë 27 monumente. Në Manalat, sipas UNESCO kemi 28 monumente ndërsa sipas IMK janë 12 monumente. Edhe këtu nuk figurojnë 16 monumente. Lagjja Cfakë në IMK është me 14 monumente, ndërsa në faqen e UNESCO nuk përmendet fare. Lagjja Partizani në UNESCO posedon 46 monumente, ndërsa sipas IMK ka 21 copë. Pra, mungojnë 25 monumente. Lagjja Meçite figuron në UNESCO me 40 monumente, ndërsa në IMK nuk figuron fare. Lista e UNESCO-s tregon në total një numër prej 559 monumentesh të kategorisë së dytë, ndërsa IMK 323 monumente. Krahasimi mes dy listave tregon se në listën e IMK mungojnë 236 monumente të kulturës së kategorisë së dytë. Se ku kanë “firuar” këto objekte, këtë duhet të na e shpjegojë pikërisht Ministria e Kulturës. /Newsbomb/

Related Posts

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës
Kryesore

Zgjidhet mitropoliti i ri i Gjirokastrës dhe Korçës

16/09/2025
E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar
Kryesore

E rëndë në Finiq/ Grabiten me dhunë dy të moshuar

16/09/2025
Në timon pa patentë dhe makinë pa targa, arrestohet 45-vjeçari në Përmet
Kryesore

Gjirokastër, adoleshentja pa patentë shkakton aksident

16/09/2025
Kryesore

“Një birbo pa din e pa iman” – Rama kritikon gjyqtarin: Ktheve në detyrë drejtorin e AMP Vlorë që u kap me presh në duar në Ksamil. Shkelja është ‘e ububushme’

15/09/2025
Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë
Kryesore

Presidenti Begaj dekreton kabinetin e ri qeveritar, Diella mbetet jashtë

15/09/2025
Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë
Kryesore

Greqia në alarm nga lija e dhenve/ Qeveria: Rrezikojmë të futemi në karantinë

15/09/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

Teuta, flet portieri Selmani: Ndeshje pozitive, më pëlqen të jem lider

17/09/2025
Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

Genar Topalli zbulon shpenzimet e dasmës: Ceremonia është financuar nga unë dhe vjehrrit e mi!

17/09/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al