Bashkia Libohovë ka nisur së fundit me mjetet e saj një ndërhyrje për sistemimin e rrugës që të çon në fshatin Bulo. Është fjala për rrugën pranë liqenit të Doftisë.
“Ndonëse kjo është një rrugë jo shumë e përdorshme, qoftë dhe për shkak të amortizimit ndër vite, Bashkia Libohovë po punon për ta sjellë atë në një gjendje më të mirë, duke lehtësuar kështu lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve”, thotë Bashkia përmjes një njoftimi në faqen në internet.
Ndërkohë sistemimi i kësaj rruge kryhet në këtë moment edhe sepse Bashkia Libohovë ka miratuar një vend të ri për depozitimin e plehrave në kodrat pranë Bulos.
/Libohova Online/
|Për të marrë çdo postim të ArgjiroLajm.net na ndiqni në Facebook. Klikoni këtu|