• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Libohova mbushet me “fletërrufe”, kandidati i PD: Hahahaha, çfarë humori! Të të shpallë Rama non grata të bën nder

09/05/2023
Libohova mbushet me “fletërrufe”, kandidati i PD: Hahahaha, çfarë humori! Të të shpallë Rama non grata të bën nder

Nga Adil Xhelili

Vaj medet ku kemi arrit! Qytetarët libohovitë janë gdhirë këtë mëngjes me ca trakte ndënë derë, ku në një anë kishin dy fytyra simbiozë e në anën tjetër ca politikanë, mes tyre dhe unë, i shpallur non grata nga Rama e puthadorët e tij. Hahahaha, çfarë humori! Të të shpallë Rama non grata të bën nder, se të paktën kurrë nuk mund të jem si ai dhe soji i tij! Merakun e kam me debatikasit që shpërndajnë trakte të tilla e për ata që i nxitin të denigrojnë fytyrat tona që i njeh gjithë Libohova.

Ne shpërndajmë ide e programe hapur, këta shpërndajnë daci bao fshehurazi se nuk kanë fytyrë të përballen me njerëzit. Fushata nuk ka të bëjë me partitë e politikanët, ka të bëjë me njerëzit, mendimet e propozimet, hallet dhe zgjidhjen e tyre.

Kushdo që ka një ide, ta hedhë, ta diskutojë e në fund njerëzit ta vlerësojnë. Por këta politikanë te denigruar e vazhdojnë politikën përçarëse dhe tashmë e theksojnë edhe më duke shpërndarë shpifësira të tilla.

Këtë politikë premtojnë për 4 vitet që vijnë që kush është kundër tyre është i padëshirueshëm, këtë u mësojnë fëmijëve, këtë ua kujtojnë gjyshërve njësoj si para 30 viteve, këtë u thonë prindërve tanë. Po unë kurrë nuk mund të jem lloji i tyre, për sa kohë që njerëzit më votojnë si birin e tyre, votojnë programet dhe jo fytyrat.

Ndaj edhe për 1 javë miqtë e mi, të bashkojmë forcat për ndryshimin, të ecim triumfatorë drejt fitores, të kthjemë pushtetin në duart e njerëzve e t’u mësojmë politikanëve mashtrues se jeta e një qytetit dhe e një krahine nuk merret dot peng as nga pengmarrësit e as nga pengjet e njollosur.

Related Posts

Kryesore

“Do arrestoheni në 24 orë”/ Kujdes nga ky e-mail i rremë që mban emrin e Ilir Prodës

29/10/2025
Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh
Kryesore

Nga veriu në jug/ 200 vendgrumbullime ilegale mbetjesh, burim ndotje dhe sëmundjesh

29/10/2025
E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma elektrike në vendin e punës, ndërron jetë
Kryesore

E rëndë në Itali/ Shqiptari goditet nga rryma elektrike në vendin e punës, ndërron jetë

29/10/2025
Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali
Kryesore

Vdiq në rrethana ende të paqarta, i jepet lamtumira e fundit 19-vjeçarit shqiptar që ndërroi jetë në Itali

29/10/2025
Deputeti: Berisha po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore
Kryesore

Deputeti: Berisha po bën pazar me Ramën për Reformën Territoriale dhe atë Zgjedhore

29/10/2025
Misteri/ Zhduket pa lënë gjurmë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e 2 fëmijëve në Itali
Kryesore

Misteri/ Zhduket pa lënë gjurmë 35-vjeçarja shqiptare, nënë e 2 fëmijëve në Itali

29/10/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

Justin Bieber: Të mendosh për dikë tjetër është njësoj si të tradhtosh

30/10/2025
VIDEO/ Bayern avancon në Kupë, përmbys Koln-in

VIDEO/ Bayern avancon në Kupë, përmbys Koln-in

30/10/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al