Pas akuzave për një person që gjoja prezantohej në emër të tij për të blerë vota, Vangjel Tavo ka zgjedhur edhe një formë tjetër për t’u dukur më qesharak në këtë fushatë. Premtoi rikonstruksionin e rrugës së Zagorisë, premtim që e ka bërë kushedi sa e sa herë nëpër fushata elektorale që prej vitit 1996 kur ai është në Kuvend. Kandidati i LSI-së nuk le rast pa treguar se në fakt ai më kot përpiqet të prezantohet si një politikan “fringo i ri”, Vangjel Tavo është e shkuara që nuk mund të ofrojë më asgjë në këto zgjedhje. Vangjel Tavos i duhet mandati i deputetit për interesa thellësisht personale. Më poshtë reagimi i tij i plotë.