Policia e Gjirokastrës ka arrestuar në flagrancë 2 shtetas për veprën penale “Drejtim i automjetit pa leje drejtimi”.
Njoftimi
Shërbimet e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë shtetasin D. H., 43 vjeç, banues në Gjirokastër, me sepse në aksin rrugor Kakavie- Gjirokastër, në vendin e quajtur “Kryqëzimi i NSHN”, u kap në flagrancë duke drejtuar motomjetin tip “Infinity” pa targa dhe i pa pajisur me leje drejtimi.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi M. D., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, sepse në vendin e quajtur “Ura e lumit” u kap duke drejtuar pa leje drejtimi një motoçikletë pa targa dhe dokumentacionin përkatës.
Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.