Inspektoriati Shtetëror Shëndetësor në Qarkun Gjirokastër nga sot e tutje do të drejtohet nga Edi Sinojmeri. Ai zëvendëson në këtë institucion Ina Çanin. Zyrtarizimi i drejtorit të ri është bërë ditën e sotme.
Edi Sinojmeri deri në shtator 2017 ka drejtuar Drejtorinë Rajonale të Institutit të Sigurimeve të Kujdesit Shëndetësor në Gjirokastër.
Ai ka qenë gjithashtu edhe kryetar i LSI-së për Gjirokastrën. Për shkak të përplasjeve të brendshme me strukturat lokale të kësaj partie dhe në mënyrë të veçantë me Vangjel Tavon e Zamira Ramin, Sinojmeri u largua nga LSI para zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017.
Debati dhe përplasjet vijuan edhe më pas kryesisht përmes rrjeteve sociale.
©argjiroja.net