• About
  • Advertise
  • Privacy & Policy
  • Contact
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Le të debatojmë për Enverin pas 25 prillit

15/03/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë

Nga Andi Bushati

Deklaratat pro Enver Hoxhës po i shtyjnë në dy gabime pjesën më të madhe të opozitarëve dhe antikomunistëve të thekur në Shqipëri. E para, duke e reduktuar në një frazë të vetme qëndrimet që mbajti gjatë një emisoni të tërë prijësja e listës së PS-së për Tiranën, Luljeta Bozo. Dhe së dyti për faktin se një debat të thellë shoqëror, si ai për trashigiminë e komunizmit, po e shohin si veglën e radhës, të përdorshme në funksion të betejës elektorale që po troket .

Le ti marrim ato me radhë.

Nisur nga polemikat që nxiti fraza e zonjës Bozo, se Enveri ka pasur më shumë të mira sesa gabime, kërshëria më nxiti ta dëgjoj të plotë qëndrimin e saj në studio. Aty nuk ishte e veshtirë të dalloje steriotipin e një njeriu nostalgjik për atë kohë, që e vlerëson planet përsëvjeçare, institutet shkencore, kaskadën e hidocentraleve mbi Drin dhe arsimimin masiv të brezave të tërë “që i bëri shumë të edukuar në universitetet tona të shkëlqejnë sot nëpër botë”. Gjithashtu tipike për një aradhë të tërë inxhinjerësh, mësuesish, zyrtarësh të asaj kohe ishte edhe keqardhja e znj Bozo, për shkollat e prishura, serat e shkatërruara dhe rafshimin e pthuajse çdo gjëje që u ndërtua në kohën e regjimit komunist.

Në këtë kuptim, Luljeta Bozo, përpara se të jetë dikush që duhet djegur në turrën e druve, është përfaqësuese e një pjese jo të vogël njerëzish, kryesisht të moshës së saj, që ka një mendim të ndryshëm për periudhën e Enver Hoxhës, nga ai që përbën gjykimin dominant të elitës së sotme të shoqërisë. Emisioni ku ajo mori pjesë, përpos frazës që u bë hit, tregoi këtë mendësi dhe këtë mentalitet, që e has rëndom në biseda shtëpiake apo kafenesh, por asnjëherë në diskurin publik.

Ky hendek, mes nostalgjikëve të shumë prej aspekteve të regjimit të shkuar dhe margjinalizimit që atyre u bëri shoqëria post komuniste e ka një shpjegim. Ai ka të bëjë, sa me ideologjinë mbisunduese të pas luftës së ftohtë, që rishkruajti një raport bardh e zi mes fitimtarëve dhe humbësve, sa me teorine e fundit të historisë dhe kapitalizmit ngadhnjimtar, po aq dhe mentalitetin shqiptar për të fshirë e sterosur ç’do gjë që kanë lënë pas sundimtarët e rrëzuar nga froni. Në këtë pikë edhe “demokracia jonë liberale” nuk ndryshon pothuajse aspak nga diktatura e dikurshme e proletariatit. Ne nuk i dhamë zë pakicës. Ne nuk bëmë kurrë në këto 30 vite një bilanc të thellë dhe real të trashigimisë së komunizmit. Ne u mjaftuam me klishenë e librit të zi të krimeve të tij.

Por, në këtë rishkrim të ri të historisë, të vendosur arbitrarisht dhe pa debat, pati nga ata që nuk e gjetën dot veten. Kështu, pak nga pak, u krijua profili i nostalgjikut të komunizmit. Në këtë masë amorfe hynte shumëkush që kishte kaluar vitet e rinisë së tij gjatë regjimit dhe dihet se si sublimohen kujtimet e asaj moshe në mendjen e gjithkujt. Aty gjendeshin të gjithë ata që në një farë mënyre patën ndryshuar statusin shoqëror. Ata që u mësuan të përshtaten në një jetë me rregulla, por e patën të pamundur ti mbijetojnë konkurencës së egër dhe ligjeve të tregut. Ata që patën një ide të rreme patriotike për vendin e tyre, por që papritmas u përballën me fatalitetin e të qenurit shqiptar në kufirin e një vendi tjetër.

Duke i shtuar këtyre edhe morinë e madhe të ish zyrtarëve, bijve të partizanëve, familjeve të heronjve të luftës dhe të punës që u shumuan më pas, atyre që merrnin tollonin pa radhë dhe autorizimin për lavatriçen me lehtësisht se të tjerët, kjo kategori nuk është fare e vogël. Po të fusim në këtë grup edhe ata që kanë mungesë empathie për vuajtjet e të tjerëve, që dimensionin e lirisë nuk e rendisin mes vlerave primare të një ekzistence, nuk kemi pse çuditemi me zmadhimin e kësaj pakice të heshtur në mesin tonë.

Problemi është se pjesa dominante nuk e përfilli kurrë zërin e tyre, qoftë edhe të gabuar. Në një farë mënyre, shoqëria, e dashuruar me dogmën e re, as nuk tentoi ti bindte, por i margjinalizoi ata. Shumë nga këta nostaligjikë zgjodhën në heshtje, si strehë të fundit, partinë socialiste, që e panë me zemër të thyer, si të vetmin ngushëllim për të konservuar atë që u pati mbetur nga rinia e tyre.

Znj. Bozo, jo me frazën e vetme që shqiptoi, por me gjithë botkuptimin e saj për atë kohë, është parfaqësuese e kësaj kategorie. Për këtë arsye ajo as nuk duhet liçuar për një fjalë goje, as i duhet kërkuar dorëheqja nga një pozicion që se ka marrë ende. Ajo duhet parë si mbrtëse e një mentaliteti me të cilin shoqëria jonë ka detyrimin të përballet.

Ne nuk e kemi më luksin, as ti anashkalojmë me neveri dhe përbuzje gjysëm shekulli të historisë sonë të përbashkët, as të ndëshkojmë ata që kanë një qëndrim të ndryshëm ndaj saj.

Prandaj të gjithë ata antikomunistë të thekur, apo opozitarë radikalë që u sulën ndaj të parës së listës së PS-në në Tiranë, bënë gabimin elementar për të cilin akuzojnë kundërshtarët e tyre: mbylljen e gojës të dikujt që mendon ndryshe. Ata përdorën teknikën e vjetër të rduktimit të një mendësie në një togfjalësh, për ta goditur më lehtë artikuluesin e saj.

Ndërsa gabimi i dytë është më afatshkurtër dhe më i palogjikshëm taktikisht. Duke dashur të sulmojnë Luljeta Bozon, duke nisur një kryqëzatë të panevojshme ndaj enverizmit të ringjallur, duke e përdorur atë si një mjet kundër Edi Ramës në zgjedhje, ata po krijojnë një efekt bommerang. Nëse shumë prej atyre nostalgjikëve të komunizmit janë ftohur nga regjimi kleptokrat i Ramës, nëse ata e kanë parë veten po aq të lënë pas dore sa të tjerët përballë pandemisë, fatkeqësive dhe varfërisë, nëse ata janë ndjerë keq prej nderimeve që kryeministri i bëri kolaboracionistëve, një fushatë e re sigmatizimi rrezikon ti rikthejë me pahir në strofkën e përhershme.

Sulmet ndaj Luljeta Bozos dhe asaj që ajo përfaqëson, nuk janë të as të frytshme elektoralisht, as të dobishme shoqërisht. Sepse në zgjedhjet e 25 prillit ringjallja e fantazmës së Enverit është krejtësisht fallco. Ama pas tyre, në një situatë më të qetë, kur ka më tepër hapsirë për thellim dhe mendim alternativ, po, ne kemi nevojë për debatin real dhe të munguar mbi trashigiminë e komunizmit. Dhe aty natyrisht duhet dëgjuar edhe mendimi i asaj që do të jetë zgjedhur deputete e Tiranës.

Fjalë Kyce: andi bushatiluljeta bozo
Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Çfarë propozon Nisma Thurje, flet kandidati për deputet në Gjirokastër
Blog

Çfarë propozon Nisma Thurje, flet kandidati për deputet në Gjirokastër

13/04/2021
Kulla (e ajrit) nuk do të “digjet”
Blog

Kulla (e ajrit) nuk do të “digjet”

08/04/2021
Vandalët që dhunuan Tiranën, e kanë me ne të gjithë
Blog

Lidhini se u çmendën

08/04/2021
Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth
Blog

Rama i ngriti pusi Bashës dje, duke e futur në kurth

26/03/2021
Zbulohet arsyeja/ Pse erdhi Basha një orë me vonesë në miting, priti që të errësohej
Blog

Një milion vaksina dhe një orë vonesë

26/03/2021
1 milion vaksinat, si 1 milion shuplakat
Blog

1 milion vaksinat, si 1 milion shuplakat

25/03/2021

 

 

 

 

 

Te fundit

NATO: Jemi të shqetësuar për zbarkimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës

NATO: Jemi të shqetësuar për zbarkimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës

14/04/2021
LAJM I MADH! Italia i hap dyert Europianit me tifozë

UEFA konfirmon ndeshjet e “Euro 2020” në Romë me tifozë

14/04/2021
Socialisti ‘telendis’ Vangjel Tavon: Një mosmirënjohës ultra. Bëjeni listën vetë kush është pro tij, vesi dhe vetëm vesi… Asnjë votë për LSI-në (VIDEO)

Socialisti ‘telendis’ Vangjel Tavon: Një mosmirënjohës ultra. Bëjeni listën vetë kush është pro tij, vesi dhe vetëm vesi… Asnjë votë për LSI-në (VIDEO)

14/04/2021
Beteja në FB/ Ramën e shohin live mbi 20 mijë veta, Bashën mbi 4 mijë (FOTO)

Qeveri e përbashkët PS-PD? Rama e thotë troç: Jam i gatshëm të bashkëpunoj me Bashën pas 25 prillit, me kushtin që të shkëputet nga Meta e Berisha

14/04/2021
Flitet se do të marrë drejtimin e Bayern, Nagelsmann zbulon të vërtetën

Flitet se do të marrë drejtimin e Bayern, Nagelsmann zbulon të vërtetën

14/04/2021

Media online e pavarur, që synon të informojë me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të vendit. Për marketing dhe çdo informacion tjetër nga shkruani në [email protected]

Follow Us

Facebook Instagram Youtube

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

NATO: Jemi të shqetësuar për zbarkimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës

NATO: Jemi të shqetësuar për zbarkimin e forcave ruse në kufirin e Ukrainës

14/04/2021
LAJM I MADH! Italia i hap dyert Europianit me tifozë

UEFA konfirmon ndeshjet e “Euro 2020” në Romë me tifozë

14/04/2021
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al