• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Largimet “VIP” nga LSI-ja, për zgjedhje kanë mbetur vetëm “kadetët e Jalës”

07/01/2021
Largimet “VIP” nga LSI-ja, për zgjedhje kanë mbetur vetëm “kadetët e Jalës”

Nga Ylli Pata

Kalimi i Nasip Naços nga LSI-ja në PS, realisht pritej prej kohësh. Për arsye se ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1” nuk i kishte marrëdhëniet mirë me partinë e tij prej kohësh. Por gjithsesi shpallja e këtij vendimi përbën një zhvillim të rëndësishëm politik në vend.

Aktualisht kemi tri emra të rëndësishëm të LSI-së që kanë kaluar tek PS-ja demonstrativisht: i pari ishte ish-ministri Lefter Koka, i cili nuk pranoi të djegë mandatet, më pas ishte ish-kreu i njësisë numër 2 në Tiranë, Elez Gjoza, e sot u bë publike largimi i Nasip Naços.

Zëra brenda mazhorancës dhe në LSI bëjnë të ditur se ka ende emra që pritet të bëjnë coming out-in politik të largimit nga LSI-ja e Ilir Metës. Edhe pse nga forca që drejton Monika Kryemadhi, do të tentohen të ç’dramatizohen këto zhvillime, siç ndodhi me ikjen e Lefter Kokës, para një viti, ku kryetarja e LSI-së tha se e larguam vetë, ikja e këtyre figurave përbën realisht shizmën e dytë të madhe të Lëvizjes Socialiste për Integrim.

Shizma e parë ndodhi në vitin 2009, kur Meta pranoi të hyjë në qeveri me Sali Berishën dhe në kor nga LSI-ja u larguan Pëllumb Xhufi, Sabit Brokaj, Ndre Legisi, Sokol Axhemi, Fatos Klosi etj.

Të cilët nuk e gëlltitën një aleancë të partisë së majtë LSI-së me PD-në e Sali Berishës, ndaj dhe u larguan demonstrativisht çka çoi në ridimensionimin jo vetëm politik, por edhe territorial të partisë së Ilir Metës.

Një ridimensionim, që me këto ikje, ka një të panjohur të madhe brenda; pasi si Lefter Koka në Durrës, Nasip Naço në Skrapar, apo edhe Elez Gjoza në njësinë 2 kanë pasur ndikimin e tyre të rëndësishëm në arritjen elektorale të LSI-së.
Edhe pse Nasip Naço mori në vitin 2009 bastionin e Ilir Metës që ishte Skrapari, vendi i lindjes dhe ku ka qenë deputet që në nisje të karrierës së tij politike, gjithsesi ka edhe peshën e tij politike.

Nasip Naço, është një prokuror i njohur në Shqipëri, që e bëri të famshëm si njeriu që mbrojti akuzën për grushtin e shtetit të 14 shtatorit 1998 në gjykatë. Një prokuror që ka pasur edhe çështje kundër krimit të organizuar në historikun e tij juridik, por që në vitin 2013 ishte ministri i Drejtësisë i qeverisë “Rama 1”. Nën drejtimin e Nasip Naços nisi dhe reforma e famshme në drejtësi, e cila nuk është pëlqyer nga LSI dhe Ilir Meta.

Ndaj dhe ky i fundit, bëri rokadën ndërmjet Naços dhe Ylli Manjanit në krye të drejtësisë në vitin 2016. Që atëherë ka nisur çarja e Nasip Naços me Ilir Metën. Megjithatë në zgjedhjet e vitit 2017, Naço ishte aktiv për LSI në qarkun Berat, ku LSI mori 2 deputetë, në një qark kur kishte edhe kryetarin e bashkisë që nga 2015-ta. Sot gjërat në këtë qark kanë ndryshuar për LSI, pasi nuk ka as Beratin e as Skraparin, por edhe Nasip Naço. I ka mbetur vetëm Lefter Maliqi, i cili nuk është i sigurt nëse do të kandidojë për PD apo LSI-në për të lëvizur votat që ai i ka kontrolluar në rajonin e Lapardhasë.

LSI-së i kanë ikur disa “kolonelë” të rëndësishëm si Spartak Braho, Lefter Koka, Nasip Naço, Elez Gjoza dhe këto po mundohet t’i sfidojë me “kadetët e Jalës” apo me studentët e Parlamentit nga LSI.

Si logjikë këto janë rrjedhje nga “lart” që duhet të vërtetohen nëse marrin rrjedhë nga “poshtë”; por realisht lidershipi i LSI-së, përkatësisht zonja Kryemadhi duhet të japë qëndrimin e saj dhe të analizojë ç’përfaqësojnë për partinë e saj këto rrjedhje. Thjesht injorimi vetëm e hap debatin si vaji në lakra…/ TemA

Related Posts

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte
Blog

Rruga Qukës–Qafë Plloçë, tregon krimin që bën politika kur dikton projekte

24/11/2025
Vjet, 633 vdekje jonatyrale. Këtë vit deri sot, rreth 430
Blog

Vjet, 633 vdekje jonatyrale. Këtë vit deri sot, rreth 430

24/11/2025
Blog

Pezullimi i Ballukut, ish-Ministri i Drejtësisë: Ky është grusht shteti!

20/11/2025
Moti i keq, përmbyten kasollet e bagëtive në Këlcyrë
Blog

Shiu është bekim, fatkeqësia e këtij vendi jemi ne

19/11/2025
Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume
Blog

Një rrëfenjë për ata që bëjnë shqiponjën dhe thërrasin në kore nacionaliste nëpër stadiume

13/11/2025
Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!
Blog

Zeqinerizimi, faza e radhës e degradimit të politikës dhe shoqërisë!

10/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

Momenti i dhimbshëm i Macaulay Culkin në sheshxhirimin e “Home Alone”: Joe Pesci më kafshoi dhe la një shenjë

26/11/2025
Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të

Gafa epike e Jonida Vokshit gjatë prezantimit të BBVK, lexon fjalët e skaletës që supozohet të ishin udhëzime vetëm për të

25/11/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al