• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Laporta: Messi e do Barcelonën

30/11/2020
Laporta: Messi e do Barcelonën

Kandidati potencial për t’u bërë president i Barcelonës është optimist se ylli argjentinas do ta ndërrojë mendjen dhe se do ta vazhdojë karrierën në “Camp Nou”, përkundër spekulimeve për një largim të mundshëm në fund të sezonit
Lionel Messi e do Barcelonën. Kështu thotë Joan Laporta, i cili e ka shprehur optimizmin e tij se ylli argjentinas do të qëndrojë në “Camp Nou” pasi ish-presidenti i Barçës ta fitojë mandatin e tij të dytë në udhëheqje të këtij klubi. 33 vjeçari dëshironte të largohej nga Barcelona gjatë afatit të fundit kalimtar, por klubi nuk e lejoi atë ta bënte një gjë të tillë. Në muajin gusht, pas humbjes së thellë nga Bayern Munichu, Messi e kishte shprehur dëshirën për ta ndërruar mjedisin. Spekulohej se ai mund t’i bashkohej Manchester Cityt. E për vitin 2021, në garë synon të futet edhe Paris Saint-Germaini. Mirëpo, Laporta beson se gjashtë herë fituesi i Topit të Artë do të qëndrojë në klubin ku u rrit si futbollist.
“Askush që e do Barcelonën nuk mund të ketë dyshime për Messin. Shpresoj të mund të emërohem president dhe pastaj do të flas me të. Messi e do Barcelonën”, deklaroi 58 vjeçari, i cili e kishte udhëhequr klubin katalunas në periudhën e lavdishme 2003 deri në 2010. “Ne e refuzuam një ofertë prej 250 milionë eurosh që erdhi nga Interi në vitin 2006. Massimo Moratti donte ta sillte atë në klubin e tij”, nënvizoi ai. “Ne e kemi një plan për ta rimarrë në dorë situatën dramatike ekonomike të klubit”, vazhdoi Laporta.
“Ne nuk mund ta rregullojmë botën, por mund ta bëjmë atë një vend më të mirë dhe duam ta bëjmë atë përmes fjalëve të forta, pasionit dhe dashurisë. Ne duam t’ju sjellim lumturi njerëzve, nuk është një premtim elektoral. është një angazhim etik, qytetar dhe moral”, përfundoi Laporta.

Related Posts

VIDEO/ Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit
Sport

VIDEO/ Interi i madh në Derbin e Italisë, një gol i Zielinskit nderon zikaltërit ndaj Juventusit

14/02/2026
Ronaldo tërhiqet pas Botërorit? Përgjigjet trajneri i Portugalisë
Sport

Ronaldo tërhiqet pas Botërorit? Përgjigjet trajneri i Portugalisë

14/02/2026
Përfundon kampi seleksionues i Kosova U19, Bunjaku: Sa shumë lojtarë interesantë për kualifikuese
Sport

Përfundon kampi seleksionues i Kosova U19, Bunjaku: Sa shumë lojtarë interesantë për kualifikuese

14/02/2026
VIDEO/ Feston Atalanta e Gjimshitit, Lazio bie në kryeqytet
Sport

VIDEO/ Feston Atalanta e Gjimshitit, Lazio bie në kryeqytet

14/02/2026
Kushte perfekte, derbi Partizani-Tirana sjell “pranverën”
Sport

Kushte perfekte, derbi Partizani-Tirana sjell “pranverën”

14/02/2026
Duel emocionues me 3 gola, shqiptarët bëjnë “ligjin” në Turqi (VIDEO)
Sport

Duel emocionues me 3 gola, shqiptarët bëjnë “ligjin” në Turqi (VIDEO)

14/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

Krim në familje/ U godit me thikë nga vëllai, ndërron jetë 67-vjeçari

15/02/2026
Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

Fieraku konfliktohet me dy venezueliane, i përplas derën në fytyrë njërës prej tyre! Të huajat kërkojnë ndihmë në polici

15/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al