Kandidatja për deputete e Opozitës Mesila Doda i është përgjigjur kryeministrit Rama i cili më herët në konferencën për mediat teksa komentonte listën e PD i ironizoi aleatët një më një me emra. Me tone të forta, Doda i drejtohet kryeministrit si lloxore lagje e langaraq burrë.
“Unë nuk marr përsiper të lidh ty me zinxhirë… është një punë që duhet ta bëjë Ofelia qe ke në shtëpi,… po marr përsiper të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgojë prapa hekurave për dëmin e madh qe i ke bërë këtij vendi”, shkruan Doda në postimin e saj.
Ja postimi i plotë:
Llaxorja e lagjes hapi gojën… tani e paska zënë edhe me gratë… në fakt për ty s’do harxhoja kohë të shkruaja as dy rreshta… një langaraq burrë si ty që përgojon të madh e të vogël njerzit duhen vetëm ta përçmojnë, por kryeministri i vendit tim që sillet si më i fundit llafazan tavolinash meriton vetëm dy fjalë. Je i mjerë o i zi… je i mjerë se ke vetëm një mendim fiks në kokën tënde… pushtetin.
Dhe cilido që është mes teje dhe pushtetit meriton të fyhet e përgojohet… je mjeran burrë që vendin e ke në rrethin më të fundit të turpit të historisë… kam një lajm për ty. Unë nuk marr përsiper të lidh ty me zinxhirë… është një punë që duhet ta bëjë Ofelia qe ke në shtëpi,… po marr përsiper të kryej çdo akt ligjor që ty të dërgoje prapa hekurave për demin e madh qe i ke bërë këtij vendi. Ti je një e keqe më e madhe se termeti, me e madhe se pandemia, sepse je një e keqe me vetdije por ke një datë limit sot… 25 prillin. Pas kësaj ti jo vetëm do jesh humbës por do jesh përgjegjës për dëmet katastrofike qe kë sjellë në këte vend. Shpresoj fort që atë ditë nuk do na sjellësh raportin mjeksor që je i papërgjegjshem për veprimet e tua sepse vuan nga patologji të rënda të trurit.