• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe

23/01/2023
Lamtumirë profesor Isuf Kalo, humanisti me “H” të madhe

NGA HENRI ÇILI

Isuf Kalo është një njohje personale e vonë. Shumë e vonë, kur në vitin 2017-2018 mëtonim të hapnim Fakultetin e Mjekësisë në Universitetin Europian të Tiranës. Por ky është një fakt banal i jetës sw përditshme, i punës së përditshme, sepse njohja për shkak të punës ishte veçse preteksti i një miqësie të shpejtë, të thellë dhe të plotë me profesor Isufin gjatë gjithë këtyre viteve të fundit të jetës së tij. Miqësi e vonë e shkurtër për shkak se sëmundja e ligë na ndau prej tij, por e çmuar sa më nuk ka.

Rrallë kam njohur në jetën time individë më një kompletësi të tillë, profesionale, intelektuale dhe njerëzore sa Isuf Kalo. Edhe më rrallë më kanë dhënë kënaqësi biseda të pafundme me të rreth gjithçkaje; rreth të shkuarës, rreth mjekësisë, rreth historisë, rreth bllokut, rreth komunizmit, rreth avancimeve të mjekësisë, rreth traditës, rreth jetës intelektuale, ideve dhe gjithtçaje tjetër.

Isuf Kalo, mjeku i njohur i diabetit është njohur më së shumti si mjeku i Enver Hoxhës, si mjeku i diktatorit. Dhe si i tillë ai meriton dhe ka merituar vazhdimisht vëmendjen e mediave, skupin, interesin, kuriozitetin dhe gjithçka tjetër që ka rrethuar gjatë gjithë historisë mjekët e diktatorëve. Por kjo është shumë pak. Jashtëzakonisht pak në CV-në e Isuf Kalos. Bëhen as bëhen 10 apo 12 vite në jetën e tij profesionale dhe të shumanshme.

Isuf Kalo është një kontribuues i shquar i mjekësisë shqiptare. Ai bën pjesë në brezin e dytë të kolosëve të mjekësisë shqiptare që thuajse themeloj katedrën apo klinikën e sëmundjes së sheqerit në Shqipëri. Me ndërtimin e një klinike brenda spitalit shtetëror apo në kuadrin e grupit mjekësor të diktatorit, me anë të studimeve dhe të doktoraturës së tij, libri i tij “Diabeti i sheqerit” në vitet 80 është një gur kilometrik në literaturën mjekësore shqiptare sidomos në ato kushte. Aparatet, eksperimentet, rrjeti i studentëve të tij që ai i shpërndau në të gjithë Shqipërinë; e kualifikoi, e trajnoi e këshilloi, të gjitha këto përbëjnë një kontribut të Isuf Kalos në murin e gjatë dhe të komplikuar të mjekësisë shqiptare.

Por jo vetëm aq, Isuf Kalo pas atij shërbimi relativisht të shkurtër në raport me jetën profesionale të një mjeku dhe pas ndarjes nga jeta të diktatorit i kthehet punës shkencore në Universitetin e Tiranës dhe në klinikë. Shkruan, boton, lexon, azhurnohet aq sa në fillim të viteve 90-të ai është një nga ekspertët më të mirë në botë në lidhje me specialitetin e tij duke qenë pjese e ekipit profesional dhe jo falë kuotave të shteteve në Organizatën Botërore të Shëndetësisë.

Pas daljes në pension Isuf Kalo kthehet dhe kontribuon në Shqipëri duke ngritur të parën agjenci të akreditimit të shërbimit spitalor shqiptar, duke krijuar standardet për një shërbim mjekësor cilësor në përputhje me kohën dhe epokën që jetojmë në përputhje me atë që kërkon një vend i zhvilluar.

Efekti pionier i Isuf Kalso në ngritjen e kësaj strukture është me impakt shumë të madh në mjekësinë shqiptare sepse ai ka hapur rrugën që operatorët shëndetësor shqiptar, shtetërorë apo privat, të mund të testohen apo të akreditohen siç thuhet në gjuhën profesionale me parametrat e një botë të zhvilluar.

Pasionant siç ishte Isuf Kalo, ishte kudo me libra, me botime. Cikli i tij i botimeve “Mjekësia, si do të doja të ishte”, apo emisionet televizive në ekranin e SCAN TV për politikat për

shëndetësinë, janë qindra shkrime, intervista dhe aktivitete që e bëjnë atë një personalitet të mjekësisë shqiptare.

Si njeri që ngrinte dhe ndërtonte gjëra, profesor Isuf Kalo është themeluesi i Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në Universitetin Europian të Tiranës. Ku që prej vitit 2017 ne punuam deri sa ai kishte fuqitë fizike, ne punuam me të për të hedhur bazat e një fakulteti në universitetin tonë duke u përpjekur të “korrigjojmë” defektin apo mangësinë e sistemit të edukimit mjekësor në Shqipëri në fushën e shkencave tekniko mjekësore që ne mbulonim. Isuf Kalo është themelues i revistës së Fakultetit të Shkencave Mjekësore Teknike në UET “Medicus” dhe duke qenë në kopertinën e parë në numrin e parë të kësaj reviste. Duke qenë për tre vitet e para një referencë për stafin e ri akademik.

Por dimensioni i tij intelektual, përtej profesionit dhe shkencës, universitetit dhe kërkimit shkencor, shpaloset më mirë në librin e tij “Blloku” që kam pasur rastin që ta lexoj që në dorëshkrim dhe ta konsultoj me të, madje dhe nderin që të bëj parathënien e këtij libri. Na shpërfaqet një intelektual, një humanist nga ata me “H” të madhe. I gjerë, korrekt, me shqetësimet dhe vizionin e epokës së tij, dhe jetës së tij të trazuar në shumë regjime dhe sisteme, apo në sisteme vlerash apo në kushte socio-politike. Isuf Kalo është një europianist, një njeri i emancipuar, një njeri pozitiv.

Refleksionet e tij përtej kujtimeve na kanë lënë një autor për të cilin shtypi i kohës do të shkruante: “Nga Blloku do të mbetet Isuf Kalo, Enver Hoxha do të shpërbejë si ilustrim”. Kjo gjerësi, ky pozitivitet, ky profesionalizëm dhe kjo korrektësi e bëjnë ndarjen e tij nga jeta një humbje jo vetëm të madhe për kolegët për familjarët për miqtë, por e bëjnë një moment reflektimi mbi një racë në zhdukje si ai: Siç e thamë më lartë, ikja e tij na dhemb, na dhemb më shumë ikja e një humanisti me “H” të madhe./ Panorama

Related Posts

Pamje të frikshme/ Aksidenti tragjik iu merr jetën 7 tifozëve të PAOK, mes viktimave dyshohet edhe një shqiptar (VIDEO)
Kryesore

Pamje të frikshme/ Aksidenti tragjik iu merr jetën 7 tifozëve të PAOK, mes viktimave dyshohet edhe një shqiptar (VIDEO)

27/01/2026
Arrestohet N/Komisari në Elbasan. Jepte para me fajde dhe i merrte mbrapsht me dhunë!
Kryesore

Nen hetim nje grua ne Gjirokaster, qeni i saj sulmoi nje burre

27/01/2026
Sherr në Gjirokastër, dy persona përfundojnë në Prokurori
Kryesore

Dëmtoi derën e shtëpisë së një gruaje, nën hetim 46-vjeçari në Gjirokastër

27/01/2026
Ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër
Kryesore

Ngacmoi seksualisht vajzën 12-vjeçare të bashkëjetueses, arrestohet 38-vjeçari në Gjirokastër

27/01/2026
Transferimi i Kadastrës së Vlorës, fundi i një modeli të dështuar
Kryesore

Transferimi i Kadastrës së Vlorës, fundi i një modeli të dështuar

26/01/2026
‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë
Kryesore

‘Shkrihet’ kadastra e Vlorës, zhvendoset e gjitha në Tiranë

26/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij

Flet organizatori i dasmës: Jam i befasuar nga qëndrimi i Brooklyn Beckham ndaj prindërve të tij

28/01/2026
Baroni “fshin” Asllanin, Torino i bën dalje mesfushorit kuqezi

De Rossi insiston, kërkon Asllanin te Genoa

28/01/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al