Lajme të mira nga Amerika. Në fund të qershorit mund të mbërrijë ilaçi i parë në gjendje për të luftuar koronavirusin e ri. Sipas gazetës, La Repubblica, ilaçi eksperimental LY-CoV555 po testohet te një grup pacientësh. Të përfshirë në studim janë qendrat spitalore më të mira në SHBA.
Rezultatet priten së shpejti. Ilaçi teknikisht është një antitrup moniklonal, i projektuar për të bllokuar hyrjen e virusit në qelizat njerëzore.
Ai mund të përdoret për parandalimin, por edhe për kurimin e sëmundjes Covid-19. Presidenti amerikan, Donald Trump paralajmëroi para dy ditësh se do ketë lajme shumë të mira në këtë fushë së shpejti. Ndërkohë vazhdon puna për prodhimin e një vaksine efektive.