• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Laboratori i kokainës në Fier, përgjimet që “fundosën” ish-kryetarin e komunës

28/11/2022
Laboratori i kokainës në Fier, përgjimet që “fundosën” ish-kryetarin e komunës

Dy ditë më parë, grupi i Frakullës doli para Gjykatës së Posaçme. U njohën me masën e sigurisë së paracaktuar në fakt, arrest me burg, dhe përgjatë gjithë kohës së seancës ata kanë qëndruar në pozita mohuese bashkë me mbrojtësit e tyre ligjorë.

Po ndërkohë që prokurori i çështjesh po vijon grumbullimin e të dhënave dhe fakteve të ndryshme që nis që te grupi i të rinjve që shoqëronin ngarkesat e deri te prania e mjeshtrit nga Kolumbia në ambientet e ndërtesës së zyrtarit socialist. Prokuroria në hetimin e saj, duket se ka kryer verifikime konkrete, duke e kaluar thuajse të gjithë përgjegjësinë te një djalë 25-vjeçar dhe te biznesmeni i ndërtimit, Nikolin Gjolena. Deri më tani, hetimi fokusohet te miqësia mes dy të rinjve, ndërkohë që në lidhje me ta janë edhe 5 të rinj të tjerë, përfshirë edhe vajzën që bashkëjeton me djalin e zyrtarit, të cilët janë kujdesur thuajse për të gjitha detajet e rrugës.

Por në zhvillimet më të fundit, Struktura e Posaçme, veç të tjerave mësohet se ka nisur një hetim shtesë për të rinjtë që u kapën në vendin e quajtur Tujan. Nga dyshimet e para të hetimit mësohet se të rinjtë mund të kenë pasur si qëllim të kryenin ndonjë atentat teksa me vete u janë gjetur dy armë zjarri pistoleta. Po ashtu, fakti që ata kanë qenë të katërt bashkë në të njëjtën makinë, ka shtuar dyshimet, ndonëse asnjëri prej tyre nuk i ka pranuar akuzat e ngritura nga SPAK-u. Emrat dhe të dhënat e tyre kanë dalë përgjatë përgjimeve ambientale, po ashtu siç edhe rruga që do të kryente sasia e lëndës narkotike e nisur nga Kolumbia, me një itinerar që do të humbte shumë nga kontrollet, nga Pireu në drejtim të Barit dhe më pas për të rënë në duart e trafikantëve.

GRUPI I ARMATOSUR I “BANDËS”

Bledar Matoshi dhe Klajdi Kodra mësohet se bashkë me djalin e zyrtarit socialist të kenë pasur rolet kryesore në menaxhimin e krejt punëve që nga momenti që sasia e kokainës të dilte nga porti i Barit në Malin e Zi. Djemtë në bashkëpunim me Denilson Çervanakun kanë qenë në përgjime që në muajin maj, kohë që pretendohet që SPAK-u ka marrë sinjalizime konkrete nga DEA se një sasi e madhe lëndë narkotike pritet të niset nga një port i Kolumbisë. Verifikimet kanë nxjerrë në pah marrëveshjet e Matoshit dhe Kodrës me futbollistin nga Frakulla. Ka qenë një përgjim ambiental në një automjet që ka mundësuar konkretisht identifikimin e një shtetasi që fliste spanjisht në automjetin e tyre, makinë që ka hyrë dhe ka dalë nga banese-laborator, pretendon prokuroria.

Madje, po sipas të dhënave, atë ditë që shtetasi kolumbian, i cili tashmë është në kërkim, është konstatuar në atë mjet, policia kriminale ka kryer ndalimin e automjetit për të bërë të mundur verifikimin e personave që gjendeshin në atë makinë. Për pasojë, nga droja që personat ishin të gjithë të armatosur, Policia është prezantuar si polici rrugore dhe iu ka vënë një gjobë për kundërvajtje personave, duke i lënë të lirë të vijojnë rrugën. Është pikërisht ky moment që mendohet që kolumbiani ka ikur në drejtim të paditur. SPAK ka hasur edhe në gjurmët e vajzës, e cila fillimisht është konsideruar si përkthyesja e shtetasit të huaj, që ishte sjellë për të kryer përpunimin e kokainës, por më pas është konstatuar se ajo ishte vajza që jetonte me Denilsonin, djalin e Viktor Çernavakut, që prej më shumë se një dekadë gjendet në poste të larta drejtuese.

Por duke qenë se SPAK, Klajdi Kodrën dhe Bledi Matoshin i kishte në përgjim edhe telefonik edhe ambiental prej muajsh, i survejoi edhe përgjatë ditës së mërkurë, teksa ata kishin marrë rrugën e Arbit, sipas tyre për të shkuar për qejf në Peshkopi. Por, SPAK-u këmbëngul se bëhet fjalë për një atentat që mbeti në tentativë, por pa saktësuar se ku gjendej shënjestra e tyre. Policia e Shtetit në një reagim zyrtar për gazetën Panorama, të nesërmen e arrestimit, mohoi kategorikisht që të kishin pasur informacion që të rinjtë ishin nisur për të kryer ndonjë krim./ Panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIRO" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë
Lajme

Berisha: Rama të largohet ose shqiptarët do t’a hedhin në Lanë

01/02/2023
Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni
Lajme

Thirrje për ndihmë/ Zhduket 60-vjeçari, numrat ku duhet të telefononi nëse e shihni

01/02/2023
Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë
Lajme

Albumi i këngëtares me origjinë nga Saranda, i dyti më i dëgjuari në botë

01/02/2023
Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)
Kryesore

Zyrtare/ Olympiacos merr në Athinë sulmuesin shqiptar (FOTO)

02/02/2023
Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin
Kryesore

Operacioni për kamerat, Çuçi: Fillim i mbarë i vitit për Policinë e Shtetit, mesazh për krimin

02/02/2023
Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)
Lajme

Gazetari i “ngrin buzëqeshjen” Adrian Gurmës: Klosi ka gjetur një kandidat tjetër për Sarandën (VIDEO)

01/02/2023

Shfleto sipas kategorisë

  • Argjiro +
  • Blog
  • Boterori 2018
  • Kryesore
  • Lajme
  • Lifestyle
  • Më të lexuarat
  • Paparazzi
  • Para dhe Pushtet
  • Pikante
  • Planet
  • Sport
  • Uncategorized

Të fundit

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

“Love you grupi LEK”, dy drone në pak minuta për Luizin

02/02/2023
Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

Lajm i mirë, Greqia hap tenderin për autostradën Janinë-Kakavijë

02/02/2023
  • Kryesore

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Forumi

© 2019 Argjirolajm.net. Design by Dream.al