• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ky është ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

21/10/2020
Ky është ushqimi që nuk duhet të hani për sëmundjet e zemrës

Yndyrnat janë të nevojshme për mbarëvajtjen e funksioneve në organizëm, por jo të gjitha syresh janë të shëndetshme, veçanërisht për burrat dhe djemtë. I tillë është rasti i yndyrnave trans të cilat kur janë në gjendje natyrale (tek shtazët) nuk janë aq të dëmshme, por kur ato janë artificiale, janë shkatërrimtare për shëndetin.

Çfarë janë yndyrnat trans?

Pjesa më e madhe e këtyre yndyrnave formohen gjatë një procesi industrial të bashkimit të vajit vegjetal me hidrogjen, gjë që nxit edhe ngurtësimin e vajit në temperaturë ambienti. Kjo lloj yndyrne e përpunuar garanton një jetëgjatësi më të madhe të ushqimit.

Ato përdoren kryesisht në restorante për skuqje sepse nuk ka nevojë të ndërrohet shpesh. Gjurmë natyrale të këtyre yndyrnave gjenden tek mishi dhe produktet e bulmetit. Ushqimet industriale që përmbajnë sasi të lartë të yndyrnave trans janë:

Ushqimet prej brumi të paketuar
Kokoshkat që përgatiten në mikrovalë
Pica e ngrirë
Brumi i gatshëm i ngrirë
Të skuqurat
Kremi i gatshëm i kafesë
Margarina
Yndyrnat trans dhe sëmundjet kardiovaskulare
Yndyrnat trans rrisin rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare sepse rrisin nivelet e kolesterolit të keq në gjak.

Sëmundjet kardiovaskulare në Shqipëri konsiderohen si sëmundjet me peshën më të madhe në shoqërinë shqiptare.

Në Shqipëri, në vitin 2010 sëmundjet kronike përbënin rreth 88% të të gjitha vdekjeve. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 55% prej tyre kishin shkaktar sëmundjet kardiovaskulare të cilat prekin si gratë ashtu edhe burrat. Sipas Institutit të Statistikave, nga viti 1990 deri në vitin 2014, numrin më të madh të vdekjeve e shënojnë meshkujt, dhe një nga arsyet kryesore është pikërisht teprimi me ushqimin çka bëhet shkak për një sërë sëmundjesh kardiovaskulare.

Përse burrat duhet të shmangin konsumin e yndyrnave trans. Këto yndyrna janë të ndaluara në shumë shtete pikërisht për shkak të lidhjes shkak-pasojë me sëmundjet e zemrës.

Vetëm në Shtetet e Bashkuara, ndalimi i këtyre yndyrnave besohet të shpëtojë shumë jetë të rrezikuara nga sëmundjet e zemrës. Këto yndyrna gjenden rëndom në shumë ushqime të paketuara, përfshirë ato të brumit që ruhen në ngrirje për përdorim të mëvonshëm. Studimet të cilave u referohet AgroWeb.org kanë zbuluar se 28% e burrave që konsumojnë yndyrna të tilla në harkun kohor të 10 viteve, janë të rrezikuar nga vdekja e parakohshme si pasojë e sëmundjeve të zemrës. 21 përqind e tyre kanë predispozitën të vuajnë nga sëmundjet e zemrës./AgroWeb.org

Related Posts

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese
Lifestyle

Lakra e Brukselit, një ‘minierë’ e vërtetë vlerash ushqyese

10/02/2026
Llojet e mjaltit dhe përfitimet për shëndetin
Lifestyle

“Ndaloni mjaltin në temperature të lartë dhe moshë të vogël”, nutricionistja: Ja çfarë ndodh

09/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës
Lifestyle

Studimi shkencor/ Aktiviteti gjigant vullkanik, më i madhi në histori, si ndryshoi korja e Tokës

06/02/2026
Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)
Lifestyle

Sa një autobus, shkencëtarët zbulojnë një kandil deti gjigant pranë brigjeve të Argjentinës (VIDEO)

04/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Edhe motrat Hadid në dokumentet e Epstein?! Çfarë zbulojnë e-mail-et për Gigi dhe Bella

Edhe motrat Hadid në dokumentet e Epstein?! Çfarë zbulojnë e-mail-et për Gigi dhe Bella

11/02/2026
Axhenda e Superiores për javën e 24-të, vëmendja te derbi i kryeqytetit

Ndryshon axhenda e derbit të kryeqytetit, ja kur do të luhet Partizani-Tirana

11/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al