Gert Shehu i lindur në vitin 1993 në Tiranë është personi që qëlloi me grusht kreun e PD Sali Berisha në Bulevardin Dëshmorët e Kombit. Nuk dihen arsyet e këtij veprimi, por mësohet se ai është shoqëruar në ambientet e komisariatit numër 1 në Tiranë. Pasi qëlloi me grusht në fytyrë kreun e PD, Shehu u neutralizua nga truprojat e Berishës dhe protestuesit e tjerë që kishin dalë në shesh. Pritet të merret në pyetje për arsyet përse goditi kreun e PD-së.©argjiroja.net
